Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim vëllazëror i përfaqësuesve të SPASH-it me Këshillin Drejtues të SBASHK-ut

  
Takim vëllazëror i përfaqësuesve të SPASH-it me Këshillin Drejtues të SBASHK-ut

Durrës,24.05.2014-Për t’i përgëzuar për angazhimet dhe arritjet e për të zhvilluar një bashkëbisedë vëllazërore, kreu i  SPASH-it, z. Nevruz Kaptelli  me bashkëpunëtorët e tij  Shaban Duka e Isa Halili janë gjetur mes anëtarëve të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, të cilët për katër ditë kanë zhvilluar një Seminar të suksesshëm me temën bazë “Forcimi i rolit të SBASHK-ut në rrjedhat e përgjithshme të arsimit”. 
Kryetari Kaptelli ka përgëzuar SBASHK-un për  arritjet dhe angazhimet duke marrë si shembull edhe përkushtimin në këtë Seminar. Ai pastaj ka uruar edhe nisjen e procesit të punimit të kartelave për sindikalistët e arsimit nga Kosova. Kaptelli dhe bashkëpunëtorët e tij  në takimin e kryetarin dhe kryesinë  e SBASHK-ut kanë shprehur interesimin e madh të Sindikatave të Arsimit Shqiptar që edhe ata të gjejnë mënyrën e dëshiruar që të jenë pjesë e përkrahjes së BE-së për të nisur me procedurën përgatitore për punimin e kartelave të tilla për mësimdhënësit e Shqipërisë. 
Kryetari i SBASHK-ut , z.Rrahman Jasharaj bashkë me anëtarët e Kryesisë  dhe me anëtarët e Këshillit Drejtues    kanë siguruar kryetarin z.Kaptelli se do të angazhohen që donatori i këtij projekti të përkrah kërkesën e sindikalistëve shqiptarë të arsimit dhe të krijohen mundësi që edhe ata të kenë kartelet e tyre, të cilat do t’u mundësojnë të identifikohen, edhe që të hapin mundësi të komunikimit me  firmat e mëdha për zbritje çmimesh të artikujve për poseduesit e këtyre kartelave. Të dy palët janë shprehur të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit vëllazëror në të gjitha sferat sindikale e në shërbim të arsimit.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook