Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u takohet me mësimdhënësit e Lipjanit

 
SBASHK-u  takohet me mësimdhënësit e Lipjanit 

Në kuadër të vizitave nëpër komuna me qëllim të bashkëbisedimit me kolegët sindikalistë, një delegacion i SBASHK-ut ka vizituar tri shkolla të Komunës së Lipjanit.  Kryetari z.Rrahman Jasharaj,  menaxheri  financiar z.Ymer Ymeri  të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatave të SAF e SAM të Lipjanit, z. Rrutem Bublica, janë gjendur fillimisht në ambientet e shkollës “7 Marsi” dhe në një atmosferë  vëllazërore kanë bashkëbiseduar me mësimdhënësit dhe drejtorin e kësaj vatre arsimore.

Në vazhdim të kësaj vizite  përfaqësuesit e SBASHK-ut janë gjendur në shkollën “Ismajl Luma”.  Kushdo që viziton këto shkolla do të ndjehej mirë dhe krenar që ka vatra të tilla arsimore. Drejtori, z.Driton Sadiku, kryetari i sindikatës  së shkollës, z.Naim Bahtiri dhe mësimdhënësit që gjendeshin në ndërrimin e paradites kanë bashkëbiseduar me mysafirët duke u treguar për arritjet e shkollës në procesin edukativo-arsimor. Ata kanë shtruar edhe pyetje që lidheshin me angazhimet aktuale të  SBASHK-ut dhe pastaj kanë shikuar bashkërisht përmbajtjen e  Kontratës së re Kolektive.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut bashkë me z. Bublica   duke u munduar të përfshijnë shkolla të terreneve të ndryshme  kanë shkuar edhe në shkollën “Kadri Beba”. Mësimdhënësit këtu kanë shtruar shumë pyetje dhe kanë kërkuar edhe më shumë angazhime nga SBASHK-u. Ata  nga përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë marrë përgjigje të argumentuara me shifra e fakte.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook