Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u i drejtohet me ftesë publike Kryeministrit Mustafa dhe Kabinetit të tij qeveritar

Pasi tërhoqët Projektligjin për pagat është moment i mirë për dialog

Prishtinë, 15.03.2017

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa SBASHK-u ju përgëzon Juve dhe Kabinetin qeveritar që morët vendim për ta tërhequr , për momentin, Projektligjin për pagat në pritje që të përgatiten edhe ndryshimet në Ligjin e Punës dhe në atë për shërbyesit civil e publik. Ju dhe tërë opinioni e dini se SBASHK-u me të drejtë kishte reaguar ndaj Projektligjit për pagat duke e konsideruar atë si degradues e nënçmues për të punësuarit në sektorin e arsimit. Në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe me MASHT-in ne kemi dhënë propozimet tona të argumentuara me fakte lidhur me ndryshimet në këtë Projektligj dhe jemi të sigurt se ato do të përfillen.logo
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa me tërheqjen që i keni bërë Projektligjit për pagat është krijuar një moment i ri dhe i mirë për dialog korrekt e përmbajtjesor mes Ministrive gjegjëse dhe SBASHK-ut e Sindikatave tjera në mënyrë që me një angazhim të përbashkët e përmes dialogut konstruktiv të bëhen të pranueshme për të gjitha palët përmbajtja e Ligjit për pagat dhe të Ligjit të punës e atë atij për shërbyesit civilë e publikë. Një dialog i tillë do të mundësonte që të dy palët, pra Qeveria dhe SBASHK-u e sindikatat tjera të ofrojnë propozime të bazuara në fakte e argumente dhe të arrihej pajtueshmëri për përmbajtjen e këtyre tri ligjeve, që janë shumë të rëndësishme për gjithë të punuarit në sektorin publik, por edhe në atë privat.
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa , SBASHK-u i drejtohet me këtë ftesë publike Kabinetit Qeveritar për dialog të sinqertë e korrekt në mënyrë që të gjejmë zgjidhje të pranueshme për çështjet konkrete, pa pasur nevojë për përplasje e veprime sindikale.

SBASHK mes sindikatave evropiane e botërore në Bruksel në diskutime për sektorin e arsimit

Konsultime për kushtet dhe cilësinë e punës në arsim

Prishtinë,13.03.2017

EI QTEInternacionalja Botërore e Arsimit (EI) vazhdon me aktivitetet në kuadër të përpjekjeve për solidaritet, unitet dhe debat të hapur lidhur me çështje me rëndësi për arsimin kudo në botë. Një aktivitet i veçantë i EI-së është duke u zhvilluar nga në Bruksel.lista

  Internacionalja Botërore e Arsimit ka bashkuar në një punëtori 2 ditore sindikalistë nga 67 vende të ndryshme të botës. Mes tyre është edhe përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri , i cili ka bërë përgatitje të duhura për punëtorinë , që do të ketë për temë kyçe kushtet e punës dhe cilësinë e punës në arsim. Përfaqësuesi i SBASHK-ut në paraqitjet e tij do të informoj kolegët sindikalistë nga të 67 shtetet për arritjet, sfidat dhe angazhimet e vazhdueshme të SBASHK-ut dhe në takime të shumta me ta do të lidh ura të reja të bashkëpunimit me qëllim që të barten përvojat dhe të mbahet një lidhje e vazhdueshme me sindikata e këtyre shteteve në dobi të solidaritetit sindikal në botë, që është virtyt i Internacionales Botërore të Arsimit.EI QTEE
Pjesëmarrësit në këtë Punëtori dinamike do të prezantojnë angazhimet konkrete momentale të sindikatave të tyre, çështjet aktuale me të cilat janë preokupuar dhe do të tregojnë edhe se për cilat çështje janë duke zhvilluar dialog me partnerët social.

Në këtë punëtori pjesëmarrësit do të flasin edhe për politikat e punësimit në arsim dhe për kushtet e punës dhe për ngritjen e cilësisë në arsim. Kështu do të shpalosen shembujt negativ, por edhe ata pozitiv të punësimit . Po ashtu do të flitet me shembuj konkret nga sindikatat e shteteve pjesëmarrëse edhe për kontratat individuale të punës e veçmas për rastet e kontratave në kohë të caktuar. 

Përfaqësuesi i SBASHK-ut do të sjellë shembuj të mirë në këtë punëtori sepse fal angazhimit të SBASHK-ut dhe mirëkuptimit të MASHT-it të punuarit në arsimin e Republikës së Kosovës marrin kontrata individuale në kohë të pacaktuar pas një viti përvoje të punës nëse janë në vendet e tyre adekuate, kanë kualifikim adekuat dhe kanë se paku 10 orë mësimore në lëndën për të cilën kanë diplomuar.
Përfaqësuesi i SBASHK-ut nga ky takim me rëndësi do të sjellë përvojat e shteteve pjesëmarrëse lidhur me gjithë çështjet e debatuara dhe ato pastaj do të barten të anëtarësia e gjerë e SBASHK-ut përmes takimeve e bashkëbisedave me ta.

 

Arsimimi dhe edukimi i brezave është mision i shenjtë

Prishtinë, 07.03.2017

Të nderuarit kolegë edukimi dhe arsimimi i brezave është mision i shenjtë dhe kërkon sakrifica. Këtë e dëshmuan mësuesit tanë nëpër vite e dekada. Dita e mësuesit dhe shkollës shqipe është një datë e shënuar dhe na obligon që të lartësojmë kujtimin për gjithë mësuesit e kombit tonë që nga shkolla e parë shqipe e deri më sot. Lartësojmë kujtimin për pishtarët e parë të dijes , për mësuesin dhe dëshmorin e kombit Shaban Jashari dhe mësuesit e atdhetarët tjerë që e mbrojtën arsimin shqip dhe mbajtën të gjallë shpresën për lirinë e atdheut. Edhe sot e gjithmonë edukimi i brezave mbetet mision i shenjtë dhe prandaj të vazhdojmë me angazhime të shtuara për arritje të reja e për ngritje të vazhdueshme të cilësisë.abc
Të vazhdojmë me unitetin shembullor dhe të jemi sot e gjithmonë bashkë e në SBASHK e ne Ju premtojmë se SBASHK-u do të vazhdojë me angazhimet për të qenë vazhdimisht në shërbimin tuaj dhe në mbrojtje të kërkesave tuaja të drejta. Besojmë shumë se edhe kërkesa juaj e madhe lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta do të shkojë së shpejti në Qeveri dhe Parlament dhe ju do të gëzoni statusin e personit të merituar për shtetësinë e Kosovës. Gëzuar festën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe.

Kuvend i frytshëm pune i SAF e SAM në Podujevë

SBASHK-u vazhdon me vizitat nëpër komuna

Prishtinë,24.02.2017
Duke vazhduar me realizimin e agjendës për takime e bashkëbiseda me kryetarë shoqatash dhe me anëtarësinë nëpër komunat e Kosovës , kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj me nënkryetarët Lutfi mani e Rexhep Sadiku dhe me juristin Blendor Shatri kanë vizituar komunën e Podujevës dhe kanë marrë pjesë në Kuvendin e punës të SAF e SAM të kësaj komune .podujeve
Në hapje të takimit, kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të Podujevës, Fadil Halimi ka përshëndetur kryesinë e SBASHK-ut e pastaj ka bërë një pasqyrim të angazhimeve, arritjeve dhe sidave të sindikalistëve të arsimit në këtë komunë. Me kërkesën e një pjese të anëtarëve të Kuvendit Raporti financiar nuk është prezantuar në këtë takim, por është vendosur që ia fillimisht të prezantohet në takimin e kryesisë së këtij Kuvendi.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me dy nënkryetarët kanë folur për angazhimet e SBASHK-ut duke kujtuar arritjet dhe kanë apeluar që të shtohen angazhimet edhe në Podujevë për arritje të reja. Ata po ashtu në kuadër të bashkëbisedës me anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM në Podujevë u janë përgjigjur shumë pyetjeve, por kanë marrë edhe propozime konkrete për çështje të caktuara. Pjesëmarrësit në këtë takim kanë lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut në qendër dhe janë shprehur të sigurt se falë një përkushtimi të tillë do të vazhdohet suksesshëm në realizmin e kërkesave të anëtarësisë.podujevee
Në këtë takim është folur edhe për angazhimet lidhur me ngritjen e vazhdueshme të cilësisë dhe janë shpërndarë për secilën shkollë posterë dhe fletëpalosje lidhur me testin PISA. Po ashtu është biseduar edhe për zgjidhjet në shoqata sindikale, pasi që Këshilli Drejtues i SBASHK-ut vitin 2017 e ka shpallur vit të zgjedhjeve. Kryetarët e shoqatave sindikale kanë marrë formulat unik , që do të plotësohen me gjithë shënimet e duhura me rastin e zgjedhjeve nëpër shoqata.

U mbajt Kuvendi i punës i SAF e SAM të Vitisë

Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut nëpër Komunat e  Kosovës

Prishtinë, 22.02.2017

SBASHK-u është duke vazhduar takimet me kryetarë shoqatash e mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës. Pas Prishtinës, Gjilanit, Lipjanit, Rahovecit, Suharekës, Klinës e Pejës është zhvilluar një takim përmbajtjesor në komunën e Vitisë.vitia
Duke hapur Kuvendin e punës të SAF e SAM të Vitisë, kryetari i këtij Kuvendi, Kemajl Bislimi ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, drejtorin e DKA-së së Vitisë, z. Qahil Sinani, anëtarin e Kryesisë së SBASHK-ut, Murat Abazi dhe juristin Blendor Shatri. Pas kësaj kryetari Bislimi ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në këtë komunë. Ai ka lavdëruar në emër të anëtarësisë së Vitisë angazhimet dhe arritjet e shumta të SBASHK-ut .
Pas kësaj Kuvendin e ka përshëndetur drejtori i DKA-së së Vitisë, z. Qahil Sinani, i cili po ashtu ka vlerësuar lartë angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut. "Arsimi i Kosovës është SBASHK-u dhe SBASHK-u është arsimi. Si sindikatë keni shënuar arritje të mëdha , por e di, që keni edhe shumë punë për të bërë. Bashkëpunimi i DKA-së dhe SBASHK-ut në Viti ishte dhe mbetet i shkëlqyeshëm", ka thënë në fjalën e tij përshëndetëse, z. Sinani.vitia2 Ai pas kësaj ka kujtuar edhe vitet e lavdishme të arsimit shqip dhe ka uruar që Ligji mbi statusin e mësimdhënësve të asaj kohe të shkojë sa më shpejtë në Parlament.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit e pastaj ka kujtuar arritjet e shumta të SBASHK-ut , por është ndalur edhe te sfidat dhe detyrat aktuale. Ai ka lavdëruar unitetin dhe angazhimet e sindikalistëve të arsimit në Viti. Pjesëmarrësit në këtë pjesë të takimit kanë shtruar edhe pyetje konkrete nga aktualiteti sindikal dhe kanë marrë përgjigje nga kryetari Jasharaj dhe juristi Blendor Shatri.
Në pjesën e dytë të këtij takimi fillimisht është folur për angazhimet që do të bëhen edhe në këtë komunë për të ngritur në vazhdimësi cilësinë në arsim dhe është thënë se posterët dhe fletëpalosjet lidhur me testin PISA janë shpërndarë me kohë në të gjitha shkollat fillore e të mesme të Vitisë. Pas kësaj kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të Vitisë, z. Kemajl Bislimi u ka dhënë udhëzime konkrete kryetarëve të shoqatave sindikale lidhur me zgjedhjet që duhet bërë nëpër shoqata. vitia3"Viti 2017 është vit i zgjedhjeve dhe do të shtojmë angazhimet që ato të kryhen ashtu si e thotë Statuti i SBASHK-ut", është shprehur kryetari Kemajl Bislimi.

Kuvend zgjedhor në Klinë, Kuvend pune në Pejë

Vazhdojnë  aktivitetet e SBASHK-ut nëpër komunat e  Kosovës

Prishtinë,20.02.2017

 

klinaa

Është duke vazhduar realizimi i agjendës së takimeve me anëtarësinë nëpër komunat e Kosovës. Të shtunën e javës së kaluar, më 18 mars, në sallën e takimeve të Kuvendit Komunal të Klinës është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM të kësaj komune. Në hyrje të takimit kryetari i Kuvendit të SAF e SAM , Arif Elezaj ka përshëndetur kryetarin SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj , juristin Blendor Shatri dhe drejtorin e DKA-së së Klinës, z. Hajdin Morina. Pas kësaj Elezaj ka prezantuar para pjesëmarrësve raportin e punës dhe atë financiar. Anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM të Klinës kanë aprovuar këto dy raporte dhe kanë lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut në qendër dhe në komunën e Klinës.

Drejtori i DKA-së së Klinës, Hajdin Morina ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut dhe është shprehur se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me bashkëpunimin korrekt mes institucioneve lokale të shtetit dhe SBASHK-ut në Klinë.
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj dhe juristi Blendor Shatri janë përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve dhe kanë treguar për arritjet e përbashkëta , por edhe për sfidat.KLINEeDiskutuesit i kanë shprehur përkrahje të fuqishme kryetarit dhe organeve të SBASHK-ut dhe kanë lavdëruar angazhimet dhe arritjet që janë bërë. Ata janë zotuar se do të forcojnë edhe më unitetin në SBASHK.
Në pjesën e parë të këtij takimi është folur edhe për testin PISA dhe për angazhimet që të shtohet edhe më cilësia në arsim. Në këtë rrjedhë të angazhimeve janë shpërndarë edhe posterët dhe fletëpalosje për çdo shkollë.
Punimet e Kuvendit kanë vazhduar me zgjedhjet. Me vota unanime është rizgjedhur kryetar Arif Elezaj. Pas kësaj është zgjedhur edhe nënkryetari dhe kryesia e këtij Kuvendi. Në komunën e Klinës janë kryer edhe zgjedhjet nëpër të gjitha shoqatat dhe janë plotësuar raportet që do të arkivohen në SBASHK.

Në Pejë Kuvend pune

Po të shtunën , më 18 shkurt, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe juristi Blendor Shatri kanë marrë pjesë në Kuvendin e punës së SAF e SAM të Pejës.PEJA
Në fillim të punimeve të Kuvendit të punës , kryetari i Kuvendit ët SAF e SAM të kësaj komune, Jusuf Lajçi, ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut dhe juristin e pastaj ka bërë një analizë të aktiviteteve sindikale në këtë komunë. Pas kësaj Lajçi i ka dhënë fjalën kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ka folur për arritjet e shumta të SBASHK-ut, por edhe për sfidat. Ai ka deklaruar se me angazhimin e madhe të individëve në SBASHK dhe falë unitetit të anëtarësisë janë shënuar arritje të mëdha dhe po punohet me përkushtim edhe për të realizuar kërkesën e madhe të anëtarësisë lidhur me Ligjin për statusin e të punësuarve në arsimin shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.
Kryetari i SBASHK-ut , Jasharaj dhe juristi Shatri u janë përgjigjur edhe shumë pyetjeve të pjesëmarrësve në këtë Kuvend pune.
Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të Pejës pas kësaj ka dhënë sqarime të mjaftueshme lidhur me zgjedhjet nëpër shoqata dhe në nivele të tjera të SBASHK-ut. Ai ka kujtuar se Këshilli Drejtues ka shpallur vitin 2017 vit të zgjedhjeve dhe Peja ka bërë parapërgatitjet për këtë aktivitet. Anëtarët e Kuvendit ët SAF e SAM të Pejës kanë marrë posterë dhe fletëpalosje për shkollat e tyre , që kanë të bëjnë me informacione lidhur me testin PISA dhe për angazhimet që duhen bërë në të ardhmen për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsimin e Pejës. PEJAAAEdhe në Pejë është lavdëruar puna dhe arritjet e SBASHK-ut dhe i është dhënë mbështetje e plotë kryetarit të SBASHK-ut dhe organeve të tjera që të vazhdojnë me angazhimet në realizimin kërkesave të anëtarësisë që do të dalin në të ardhmen.

SBASHK-u në mbrojtje të institucioneve arsimore dhe të personalitetit të mësuesit

Prishtinë, 15.02.2017

SBASHK-u do të shtojë angazhimet dhe veprimet për të mbrojtur shkollën, që pushtetarët ia kanë marrë plotësisht autonominë. Do ta mbrojë edhe mësuesin nga tendencat në rritje për ta lënduar atë dhe profesionin e shenjtë të tij.

Internacionalja Botërore e Arsimit, që numëron 31 milionë anëtarë, ka vërejtur se në shumë shtete të botës ka tendencë që të lëndohet e nënçmohet puna dhe personaliteti i mësuesit. Për këtë kjo Internacionale organizon takime dhe u dërgon vërejtje e apele qeverive në tërë botën që me veprime e deklarata të pamatura mos ta dëmtojnë personalitetin e mësuesit. logo
Fatkeqësisht edhe në Kosovë në kohët e fundit hetohen tendenca, me a pa qëllim, që të lëndohet personaliteti i mësuesit. Një pjesë e qeveritarëve lokal e qendror duke u përballur me kërkesat e arsyeshme në SBASHK-ut ata kanë qasje të gabuar sepse në vend që të angazhohen për zgjidhjen e kërkesave ata në paraqitjet e tyre publike dhe përmes telalëve politikë përhapin të pavërteta se gjoja mësimdhënësit nuk bëjnë asgjë tjetër përveç që vazhdimisht kërkojnë rritje pagash. U tentua të lëndohet personaliteti i mësuesit në forma të ndryshme dhe këto përpjekje nuk ishin të pakta . Kur këtyre tendencave për të lënduar personalitetin e mësuesit ia shtojmë edhe bisedat e përditshme në ndeja e në familje e në prani të fëmijëve me plot fjalë kritikash të pavend e me fyerje për mësuesin atëherë pse të habitemi pse ka rënë shumë disiplina në shkollat tona. Pse po habitemi kur prindërit dhe nxënësit kanë marrë guxim të që sillen në shkollë si u teket atyre e në emër të të drejtave të fëmijëve dhe të prindërve. Kjo situatë dhe qasja e gabuar ndaj arsimit ka bërë që shkollat dhe të punësuarit në to të jenë plotësisht të pambrojtur nga tekat e një pjese të nxënësve dhe prindërve. Janë duke u shtuar edhe rastet e ofendimeve të rënda e besa edhe të sulmeve fizike ndaj mësuesit dhe institucionit arsimor.
SBASHK-u do të shtojë angazhimet dhe veprimet për të mbrojtur shkollën, që pushtetarët ia kanë marrë plotësisht autonominë. Do ta mbrojë edhe mësuesin nga tendencat në rritje për ta lënduar atë dhe profesionin e shenjtë të tij. SBASHK-u kujton qeveritë lokale dhe qendrore dhe institucionet e sigurisë se duke lënduar vetë apo duke lejuar të tjetrit që ta cenojnë shkollën dhe mësuesin po bëjnë mëkatin më të madh sepse mësuesi me personalitetin e cenuar e të lënduar dhe duke mbetur i pa mbrojtur vështirë se mund ta kryej n mirë misionin e tij për arsimimin dhe edukimin e brezave.

Kuvende zgjedhore në Kuvendet e SAF e SAM të Rahovecit e Suharekës

Kryetarë të rinj Veli Morina në Rahovec dhe Murat Bytyqi në Suharekë

Prishtinë,13.02.2017

Kuvendet e Sindikatave të Arsimit Fillor e të Mesëm në Rahovec e Suharekë janë takuar për të bërë zgjedhjen e kryetrarëve të këtyre dy Kuvendeve .
Kuvendi zgjedhor në Rahovec është kryesuar nga kryetari i deri tashëm ,z. Murat Kryeziu, i cili në fillim ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe Drejtoreshën e DKA-së, të Rahovcecit , znj. Vjollca Vuçitërna.rahoveci
Në vazhdim të takimit kryetari Kryeziu ka prezantuar raportin e punës 4 vjeçare dhe raportin financiar. Të dy këto raporte janë aprovuar nga anëtarët e këtij Kuvendi. Pas kësaj, takimin e kanë përshëndetur kryetari i SBASHK-ut dhe Drejtoresha e DKA-së së Rahovecit. Jasharaj ka lavdëruar angazhimet e Murat Kryeziut dhe arritjet që janë bërë në këtë komunë. Ai pastaj ka folur për arritjet dhe sfidat e përpjekjet për realizimin në tërësi të kërkesave të anëtarësisë. Pjesëmarrësit në diskutimet e tyre kanë lavdëruar angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut dhe i kanë dhënë përkrahje kryetarit Jasharaj që të vazhdojë me punë e përkushtim bashkë me organet e SBASHK-ut në realizimin e vazhdueshëm të kërkesave të anëtarësisë të kësaj komune dhe të anëtarësisë në tërë Kosovë. Edhe drejtoresha e DKA-së , znj. Vjollca Vuçitërna ka përshëndetur këtë Kuvend dhe është shprehur se kjo drejtori kishte bashkëpunim me korrekt me SBASHK-un dhe se bashkëpunimi i tillë në shërbim të arsimit do të vazhdojë edh enë të ardhmen. Menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri u është përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve e që kishin të bënin me Ligjin për pagat, projektligjin për statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta, por edhe pyetje të tjera nga sfera sindikale.suhareka
Në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi është kaluar në zgjedhjet për kryetar dhe organet tjera të Kuvendit të SAF e SAM të Rahovecit. Ishin 6 kandidatë të propozuar për kryetar dhe pas dy radhëve të votimit numrin e duhur të votave e ka marrë Veli Morina, i cili nga 13 shkurti 2017 është kryetar i ri i Kuvendit të SAF e SAM të Rahovecit. Ai duke u falënderuar për besimin që i kanë dhënë kolegët ka premtuar se do të vazhdojë me angazhimet . Kuvendi pas kësaj e ka shpallur kryetar nderi Murat Kryeziun duke ia njohur kështu publikisht angazhimin dhe arritjet në shërbim të anëtarësisë.
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj i ka dorëzuar mirënjohje të veçantë kryetarit të deri tashëm të Rahovecit , Murat Kryeziu, si shenjë respekti për punën dhe angazhimin e shquar të tij në veprimtarinë sindikale nëpër vite. Në fund të takimit kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të Rahovecit i kanë dorëzuar delegacionit të SBASHK-ut lista me shumë anëtarë të rinj nga shkollat e kësaj komune.rahoveci2Edhe në Kuvendin zgjedhor të SAF e SAM të Suharekës është shprehur unitet i fuqishëm dhe është lavdëruar angazhimi i SBASHK-ut. Kryetari i deri tashëm i këtij kuvendi , Sadik Shala , duke hapur punimet e këtij Kuvendi në fillim ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe kryetarin e Kuvendit të Arsimit të Mesëm të Kosovës, Besnik Krasniqi. Ai pas kësaj ka paraqitur raportin e punës, që është aprovuar.
Në fjalën përshëndetëse kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka lavdëruar punën dhe aktivitetin shumë të suksesshëm të z. Sadik Shala , por edhe përkushtimin dhe unitetin e gjithë anëtarësisë sindikale në Suharekë. Ai në shenjë respekti për punën dhe angazhimin vazhdueshëm në shërbim të anëtarësisë i ka ndarë mirënjohje të veçantë kolegut Shala . Po ashtu edhe Kuvendi i SAF e SAM në këtë komunë e ka shpallur kryetar nderi të këtij Kuvendi z. Sadik Shala në shenjë të respektit për punën dhe përkushtimin e tij nëpër vite në shërbim të anëtarësisë së SBASHK-ut.suhareka2
Menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë shumë përgjigje në pyetjet e shtruara nga pjesëmarrësit lidhur me të gjitha çështjet dhe angazhimet aktuale të SBASHK-ut. Pas kësaj është kaluar në zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij Kuvendi. Ishin të propozuar 3 kandidatë për këtë detyrë dhe pas votimit të fshehtë rezultatet kanë treguar se kryetar i Kuvendit të SAF e SAM të Suharekës është zgjedhur Murat Bytyqi. Ai ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për besimin që i kanë dhënë është ka premtuar se do të vazhdojë me angazhimet dhe se do të jetë i përkushtuar me qëllim që anëtarët e SBASHK-ut nga kjo komunë dhe kërkesat e tyre t'i prezantojë e përfaqësojë në mënyrë të denjë.

SBASHK-u ka nisur me agjendën e takimeve nëpër komuna

Gatishmëri dhe unitet për realizimin e detyrave konkrete

Prishtinë, 31.01.2017

gjilanSBASHK-u nuk pushon se angazhuari në realizimin detyrave konkrete, në zgjidhjen e drejtë të kërkesave të anëtarësisë dhe në mbrojtjen e dinjitetit të profesionit të mësimdhënësit. Një aktivitet që bëri jehonë kudo në Kosovë ishte angazhimi për ndryshimin në projektligjin për pagat. Me qëllim që profesioni i mësimdhënësit të Kosovës të jetë i ranguar në vend meritor, e jo si ishte në Projektligj, SBASHK-u i ka dërguar letër Kryeministrit Mustafa dhe Ministrit Bajrami. Pas kësaj janë zhvilluar takime të ndara me Ministrin e MASHT-it, prof dr. Arsim Bajrami dhe me Ministrin z.Yagcilar. mitroviceFaktet e ofruara nga SBASHK-u kanë bërë që të zhvillohen disa takime me përfaqësues të MASHT-it e me qëllim që të dilet me një propozim konkret lidhur me rangimin dhe koficientët për sektorin e arsimit.
Krahas këtyre angazhimeve SBASHK-u ka nisur edhe me agjendën e takimeve nëpër komuna. Deri tani janë zhvilluar kuvende pune të KS të AF e AM të Gjilanit dhe Mitrovicës. Në të dy këto Kuvende janë shtruar detyra konkrete dhe është shprehur unitet e gatishmëri e plotë për realizimin e tyre. Kryetarët e Kuvendeve z.Blerim Mehmeti,Gjilan dhe znj.Vjollca Shala, Mitrovicë kanë njoftuar pjesëmarrësit në takime lidhur me angazhimet që duhet bërë pasi që viti 2017 është vit i zgjedhjeve në SBASHK duke filluar nga shoqatat sindikale. Po ashtu në këto takime është biseduar edhe për angazhimet e SBASHK-ut duke përendur arritjet, por edhe sfidat që nuk janë të pakta. Këto takime ishin moment i mirë për shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe të postërve, që në bashkëpunim me GIZ janë punuar, me qëllim që të shtohen angazhimet në ngritje të cilësisë dhe në ngritjen e arritjeve në PISA të radhës.gjilann
Është bërë informimi edhe për angazhimin e vazhdueshëm të SBASHK-ut lidhur me ndryshimet në projektligjin për pagat dhe lidhur me ligjin për statusin e mësimdhënësve të Kosovës të viteve të 90-ta. Pjesëmarrësit në këto takime kanë bashkëbiseduar edhe për Memorandumin e SBASHK-ut me BSPK-në dhe është vlerësuar se ky angazhim është bërë me qëllim që të forcohet zëri sindikal në Kosovë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të punësuarve kudo në Kosovë dhe për realizimin e kërkesave të tyre legjitime.
Në takimin e Kuvendit të KS të AF e AM të Gjilanit kanë marrë pjesë edhe kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, të cilët kanë sjellë informacione të shumta dhe u janë përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve. Kjo agjendë e bashkëbisedave me anëtarësinë dhe me veprimtarët sindikalë do të vazhdojë edhe nëpër komunat tjera të Kosovës. E veçanta e takimeve të radhës është se në Lipjan, Rahovec e Suharekë do të mbahen Kuvende zgjedhore .

SBASHK u takua me Ministrin Mahir Yagcilar

Gatishmëri për të realizuar kërkesën e SBASHK-ut lidhur me Projektligjin për pagat

Prishtinë, 23.01.2017

mf map

SBASHK-u po vazhdon me angazhimet që përmes dialogut me institucionet e Kosovës të arrij marrëveshje për përmirësime në projektligjin për pagat e me qëllim që profesioni i mësimdhënësit të rangohet në vend të merituar. Pasi që fillimisht SBASHK-u reagimin dhe kundërshtimin kundër Projektligjit e kishte bërë të dituar përmes një takimi me mediet, i është dërguar një letër Kryeministrit dhe Ministrit Arsim Bajrami. Në takimin e përfaqësuesve të SBASHK-ut me Ministrin Bajrami ishte mendim i të dy palëve se Projektligji duhet korrigjuar.
Pas kësaj në ambientet e Ministrisë së Administratës Publike është zhvilluar në orët e pas ditës së të hënës një takim përmbajtjesor i përfaqësuesve të SBASHK-ut , sekretarit të përgjithshëm të MASHT, Alush Istogu, këshilltarëve të Ministrit Bajrami, z. Azem Guri e Petrit Kelmendi me Ministrin e MAP, Mahir Yagcilar, zv/Ministrin në këtë Ministri, Hajredin Hyeseni dhe sekretarin e përgjithshëm, Arton Berisha.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i ka treguar Ministrit Yagcilar për angazhimet e SBASHK-ut që përmes dialogut me institucionet të ndryshohet Projektligji për pagat ngase ai është degradues për profesionin e mësimdhënësit. Jasharaj ka kërkuar që profesioni i mësimdhënësit të rangohet në vend të merituar. Kryetari i SBASHK-ut e ka përsëritur edhe në këtë takim se nëse dialogu nuk jep rezultatet e pritura, atëherë SBASHK-u do të detyrohet që këtë kërkesë ta mbrojë edhe përmes veprime

ve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.mf map2


Qëndrimin kundërshtues të SBASHK-ut ndaj këtij Projektligji e ka arsyetuar me shembuj konkret e me plot argumente menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri.
Edhe sekretari i përgjithshëm i MASHT, Alush Istogu bashkë me këshilltarin në këtë Ministri, Azem Guri kanë dhënë kontributin e tyre në emër të Ministrisë që përfaqësonin në përpjekjet e arritjes së marrëveshjes për ndryshimet në këtë Projektligj.
Ministri Yagcilar është shprehur se është i njoftuar me gjithë angazhimet e SBASHK-ut lidhur me këtë çështje dhe ka shprehur mirëkuptimin e tij dhe të Ministrisë që ai drejton lidhur me angazhimet dhe çështjet e ngritura nga
SBASHK-u.
Të tri palët pjesëmarrëse në këtë takim janë pajtuar që përfaqësues të MASHT-it dhe SBASHK-ut të vazhdojnë me takimet e punës këtë javë me qëllim që të ofrojnë propozim të detajuar me qëllim që ai të jetë bazë për ndryshimin në Projektligjin për paga e në shërbim të rangimit në vend meritor të profesionit të mësimdhënësit
.

SBASHK-u merr mbështetje nga mësimdhënësit lidhur me ndryshimin e Ligjit për pagat

Prishtinë, 21.01.2017

sbashkkKryesia SBASHK-ut ka mbajtur takim konsultativ me përfaqësuesit e kësaj sindikate nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe të Universitetit për të debatuar lidhur me angazhimet për ndryshimin në Projektligjin për pagat, pasi që ka konstatuar se Projektligji si i tillë është degradues për profesionin e mësimdhënësit. Pjesëmarrësit në këtë takim i kanë dhënë mbështetje të fuqishme angazhimit të Kryetarit dhe kryesisë që përmes dialogut me përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës të korrigjohet ky Projektligj dhe që profesioni i mësimdhënësit të mos mbetet i pozicionuar aq ulët, por të rangohet në vend të merituar. 

sbashkk2

Përfaqësuesit e SBASHK-ut nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe të Universitetit kanë vendosur në këtë takim që nëse nuk ka reflektim nga Ministritë gjegjëse atëherë SBASHK-u pakënaqësinë do ta shpreh edhe përmes organizimit të veprimeve sindikale , duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme.

Po në këtë takim pjesëmarrësit kanë zhvilluar një debat konstruktiv lidhur me idenë e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me BSPK-në. Në këtë mënyrë SBASHK-u që është Federata me e organizuar dhe më e fuqishme në Kosovë do të mundohet të kontribuojë në forcimin e zërit sindikal me qëllim që sfidat e shumta në arsim dhe në gjithë sektorët tjerë të përballohen me një forcë të unifikuar sindikale.sbashkk1
Përfaqësuesit e SBASHK-ut nga të gjitha nivelet e arsimit të Kosovës kanë marrë vendim që të fillohet me realizimin e agjendës për zgjedhjet e reja, duke filluar nga shoqatat sindikale në institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe atij Universitar e për të vazhduar me zgjedhjet në Kuvendet e të tri niveleve arsimor në mënyrë që me forca të reja të shkohet drejt Kongresit, që do të mbahet në fillim të vitit 2018.

Ma artikuj...

  1. Me angazhimin e SBASHK-ut, projektligji për pagat do të rishikohet
  2. SBASHK-u kundërshton Projektligjin për pagat
  3. SBASHK- u apel Internacionales Botërore të Arsimit për Kosovën në UNESCO
  4. Gëzuar Festat e Fundvitit nga SBASHK-u
  5. SBASHK-u u takua me Ministrin e MASHT, Prof. Dr. Arsim Bajrami
  6. SBASHK-u në mesin e sindikatave të arsimit të 44 shteteve evropiane në Konferencën e ETUCE-së në Beograd
  7. Kanë nisur takimet e përfaqësuesve të Qeverisë dhe SBASHK lidhur me Ligjin për vitet 90-ta
  8. Ftesë për ankand publik
  9. SBASHK-u mori pjesën në Konferencën për kurrikulin e ri
  10. SBASHK-u u takua me Ministrin e Kulturës , Kujtim Shala
  11. Kryetari i SBASHK-ut vizitoi DKA-në në Pejë
  12. Kryeministri Mustafa në orët e pasditës u takua me SBASHK-un
  13. Qeveria Mustafa e do grevën në arsim
  14. Delegacioni i SBASHK-ut mori pjesë në Kongresin V të Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi
  15. SBASHK-u u takua me shefen e Grupit Parlamentar të NISMA ,znj. Valdete Bajrami
  16. SBASHK-u do të reagojë sa herë që institucionet nuk respektojnë ligjet
  17. SBASHK-u vazhdon të kërkojë mbështetjen e Grupeve Parlamentare
  18. SBASHK-u vazhdon angazhimet në shërbim të kërkesave të anëtarësisë
  19. Forcohet bashkëpunimi i sindikatave tjera me SBASHK-un
  20. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM në Kastriot ( Obiliq)
  21. Nëse dialogu nuk jep rezultate deri më 9 nëntor, shkohet në grevë
  22. SBASHK-u kremtoi Ditën Botërore të Mësuesve
  23. Vizitë e suksesshme e SBASHK-ut në Gjermani
  24. Vizitë bashkëpunimi e delegacionit të SBASHK-ut në Gjermani
  25. SBASHK-u vizitoi universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini’’
  26. SBASHK-u përmbyll me sukses trajnimet për dialogun social
  27. Mësimdhënësit do të deklarohen lirshëm e me nënshkrimet e tyre
  28. Në ambientet e MASHT është mbajtur një takim i rëndësisë së veçantë i MASHT, DKA dhe SBASHK
  29. SBASHK-u debatoi për shumë çështje me Ministrin Bajrami dhe Kabinetin e tij
  30. SBASHK-u me sukses po përfundon aktivitetin e trajnimeve për dialogun social
  31. Në shenjë respekti për punën e tyre me dekada në arsim
  32. Orari i nisjes së autobusëve për pushime për 420 pushues nga e tërë Kosova
  33. Rektori i UP-së priti delegacionin e SBASHK-ut
  34. SBASHK u takua me Kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri
  35. SBASHK-u ka forcuar kapacitetet për dialogun social
  36. U organizua Konferenca a e dytë e matematikës në nivel vendi
  37. SBASHK-u u takua me Zv/Kryeministrin e Kosovës,z. Kujtim Shala
  38. Janë kryer parapërgatitjet për organizimin e pushimeve për 420 anëtarë të SBASHK-ut
  39. SBASHK-u fillon agjendën e takimeve për kryetarë të Grupeve parlamentare
  40. SBASHK-u vazhdon me vizitat nëpër Kosovë
  41. Vazhdon agjenda e takimeve të SBASHK-ut nëpër komunat e Kosovës
  42. Ka filluar agjenda e vizitave të SBASHK-ut nëpër komuna
  43. Takim i frytshëm me sindikalistët e Prishtinës
  44. SBASHK mori pjesë në punëtorinë ku u prezantua drafti i Planit Strategjik për Arsim në Kosovë për 5 vitet e ardhshme
  45. SBASHK-u përgëzon FSASH-in në 25 vjetorin e themelimit
  46. Këshilli Drejtues mbajti takimin e radhës
  47. Konkurs
  48. Takime të SBASHK-ut me anëtarësinë në Skenderaj e në Viti
  49. SBASHK-u vazhdon forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social
  50. SBASHK-u vizitoi shkollën “Mehmet Akif “në Shushicë të Istogut

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook