Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Mësimdhënësit do të deklarohen lirshëm e me nënshkrimet e tyre

Prishtinë, 26.08.2016

logoPër të dëshmuar edhe një herë e me argumente se kryetari, kryesia dhe Këshilli Drejtues , si organe ekzekutive të SBASHK-ut, veprojnë vetëm sipas kërkesave të mësimdhënësve të Kosovës, nga selia e kësaj sindikate përmes veprimtarëve sindikalë nëpër komunat e Kosovës janë dërguar drejt të gjitha shkollave të Kosovës formularë për të kërkuar shprehjen e lirë të të punësuarve në arsimin e Kosovës,anëtarë të SBASHK-ut lidhur me kërkesat e tyre dhe lidhur me paralajmërimin e Ministrit Bajrami se në tetor do të dërgoj në testin me shkrim mësimdhënësit nga i tërë shteti ynë.
" Unë anëtari i SBASHK-ut, me nënshkrimin tim kërkoj nga kryetari i SBASHK-ut që konform Statutit të SBASHK-ut, Ligjit mbi organizimin sindikal , Ligjit mbi grevat dhe Konventave Ndërkombëtare të ndërmarr të gjitha veprimet sindikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme për realizimin në tërësi të Kontratës Kolektive, për aprovimin e Ligjit për statutin e mësimdhënësve për vitet 89-99 si dhe nëse bëhen shkelje eventuale ndaj të drejtave të punëtorëve. Gjithashtu me nënshkrimin tim deklarohem edhe lidhur me testin me shkrim të paralajmëruar nga Ministri Bajrami", thuhet në fillim të formularëve drejtuar mësimdhënësve të Kosovës .
Këta formular kanë hapësira për ofrimin e të dhënave personale dhe të nënshkrimit për secilin të punësuar. Po ashtu formulari ka edhe rubrikat për t'u deklaruar lidhur me paralajmërimin e ministrit bajrami për testin me shkrim për mësimdhënësit duke dhënë mundësinë që mësimdhënësit lirshëm të deklarohen ( për apo kundër).
Në SBASHK besohet se këta formular do të kthehen në selinë e sindikatës deri më 5 shtator dhe pas kësaj date do të thirret Këshilli Drejtues për të vepruar ashtu si deklarohen mësimdhënësit, gjegjësisht e gjithë anëtarësia e SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook