Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Projektet

QSME (Qendra Sindikale Multi-Etnike)
 

SBASHK-u nga një Janari i vitit 2010, në kuadër të vet ka një projekt mjaftë të rëndësishëm dhe të rrallë.
Fjala është për Projektin: Qendra Sindikale Multi-Etnike në Prishtinë.
Ky projekt filloi të mendohet qysh nga viti 2001, kur në Kosovën e pasluftës ishte diçka krejt ndryshe.
Aktivistët Sindikal filluan një bashkëpunim thuajse ilegal rreth formimit të një qendre e cila në sferën e arsimit do të ishte “e izoluar” nga politika ditore. Ashtu edhe ndodhi kur udhëheqësit sindikal të SBASHK-ut dhe SOK-ut , kontaktojnë në mes vete dhe vendosin që të bëjnë një punë, e cila do të ishte shumë e rëndësishme për punën e arsimtarëve dhe reflektimin e saj në sukseset dhe rezultatet e reja nëpër shkolla, e të gjitha këto si objektiv kanë nxënësit dhe ardhmërinë e tyre pa dallim kombi, feje, race, ngjyre, gjinie etj. Kjo iniciativë që nga fillimi u përkrah edhe nga Sindikatat si motra të Evropës dhe Amerikës.
Gjatë disa viteve u bënë përgatitjet intensive për jetësimin e këtij Projekti.
Në Korrik të vitit 2009 SBASHK-u dhe SOK-u prezantuan projektin në fjalë dhe ua dërguan donatorëve të ndryshëm. Në këtë rast pozitivisht u përgjigjën FNV(Konfederata e Sindikatave të Holandës), MASHT (Ministria e
Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë), AOB ( Sindikata e Arsimit të Holandës), DKA-Prishtine (Drejtoria Komunale e Arsimit Prishtinë)dhe EI (Edukimi Internacional) për ndihmën e projektit në të ardhmen. Faza para-përgatitore e projektit filloi që nga Shtatori 2009 , kurse puna në tërësi e projektit filloi nga një Janari 2010.
Veprimtaria e Qendrës Sindikale Multi-Etnike
Puna e përbashkët e të gjithë arsimtarëve sindikalistë që jetojnë e veprojnë në Kosovë (shqiptarë, serb, turq, rom, boshnjak etj).E tërë kjo veprimtari zbatohet dhe implementohet përmes aktiviteteve të ndryshme që janë të elaboruara dhe të parapara kronologjikisht.
Qendra është e vendosur në lokalet e Shkollës Teknike “ Shtjefën Gjeqovi “ në Prishtinë (donacioni i Drejtorisë Komunale të Prishtinës).

Aktivitetet - QSME

1. Kurset e kompjuterëve-niveli themelor.
2. Kurset e gjuhës Angleze
          -niveli i parë dhe i dytë.


Organizimi i seminareve

Temat e seminareve
1. Trajnimi i trajnerëve për të drejtat e njeriut, prindërve, grave dhe fëmijëve(një seminar 5 ditorë, me 20 pjesëmarrës )

2. Trajnimi i trajnerëve për Mirëbesimin dhe Pajtueshmërinë( dy seminare nga 3 ditë, nga 12 pjesëmarrës )

3. Në vit, tri tryeza të rrumbullakëta njëditore, me nga 20 pjesëmarrës. Tema: Çështjet Sindikale dhe zhvillimet e plan-programit mësimorë.
Një ekskursion 3 ditorë në rajon, me 50 pjesëmarrës.

4. Seminari “ Demokracia në shoqërinë Multi-Etnike” 2 herë në vit, me nga 20 pjesëmarrës.
Të gjitha këto aktivitete bëhen nga pjesëmarrësit e të gjitha komuniteteve në Kosovë
( Shqiptarë, Serb, Turk, Rom dhe Boshnjak).
Hapja solemne e këtij Projekti është bërë me 5 Janar 2010, ku ishin të pranishëm personalitete nga shumë lëmi dhe institucione: Ambasada e Holandës në Kosovë, Zëvendës Ministri i MASHT-it, Kryetari i SBASHK-ut, Kryetari i SOK-ut, përfaqësues sindikal nga Kosova, institucionet e arsimit, drejtor drejtorish e shumë të tjerë. Të gjitha këto aktivitete bëhen nga pjesëmarrësit e të gjitha komuniteteve në Kosovë
( Shqiptarë, Serb, Turk, Rom dhe Boshnjak).
Të gjitha aktivitetet e programit për vitin 2010, janë realizuar dhe zbatuar në përpikshmëri dhe sipas qëllimit dhe kërkesave. Kemi pasur vetëm një ngecje tek numri i pjesëmarrësve nga komuniteti Serb në grupet e kurseve të gjuhës angleze dhe kurseve të kompjuterëve, kurse të gjitha aktivitetet tjera janë realizuar 100 % e diku edhe më tepër.
Vlen të përmendet ekskursioni i përbashkët i të gjithë Sindikalistëve që u realizua gjatë muajit Qershor 2010 në Shqipëri, ku të gjithë pjesëmarrësit ishin tejet të kënaqur me organizim dhe pjesëmarrje të shkëlqyer ku me këtë rast u shkëmbyen përvoja të ndryshme. Gjatë vitit 2010 nëpër kurset e gjuhës angleze dhe kurset e kompjuterëve kaluan mbi 800 arsimtarë. Në seminare morën pjesë mbi 124 seminaristë. Në tri tryeza të rrumbullakëta morën pjesë mbi 65 pjesëmarrës.
Të gjitha këto aktivitete i përmbushën synimet dhe kërkesat tona sipas projektit.
Edhe në vitin 2011, sipas planit kemi mbajtur një tryezë të rrumbullakët dhe tri seminare.
Kurset vazhdojnë punën sipas agjendës. Vlen të theksohet se në Qendrën Sindikale Multi- Etnike kryen veprimtarinë e vet edhe kursi i ECDL-së pasi që SBASHK-u mori licencën për këtë veprimtari.

Pajisjet:

Një sallë për mësim të gjuhës angleze dhe një sallë e informatikës, të pajisura njëra me 30 kompjuterë dhe tjetra me 20 kompjuterë.
Zyra për Koordinatorët dhe pajisje tjera të nevojshme për punë normale.
Të punësuar:
dy Koordinatorë,

dy arsimtarë –përkthyes,
dy për çështje financiare,
një pastrues,
dy roje,
një arsimtarë për grupe punuese.

Falënderojmë:

FNV-Leo Lesman; AOB-Trudy Kerpeiren; MASHT- Enver Hoxhaj; DKA Prishtinë dhe të gjithë ata që ndihmuan në këtë projekt.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për Shaban Kastratin, Drejtor në SH.M.T “ Shtjefën Gjeqovi” -Prishtinë.
Falënderojmë edhe anëtarësinë e SOK-ut.

Të gjithë ju që jeni të interesuar si sindikalistë dhe si arsimtarë, ejani në këtë Qendër dhe do të gjeni kënaqësi.

 Shërbimet janë falas!

Bislim Behrami
Koordinator, QSME

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook