Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Sindikata e Arsimit të Mesëm e Lartë e RKS(SAMK)

STATUTI I SINDIKATËS SË ARSIMIT TË MESËM TË KOSOVËS

Dispozitat themelore

Neni 1
• Sindikata e Arsimit të mesëm të Kosovës ( Sindikata ) është e organizatë e punëtorëve të punësuar në këtë lëmë.

Neni 2
• Kjo sindikatë ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punëtorëve.

Neni 3
• Anëtarësimi në sindikatë bëhet në baza vullnetare përmes deklarimit me shkrim për pranimin e programit dhe statusit.

Neni 4
• Në realizimin e qëllimeve dhe të drejtave,sindikata vepron në mënyrë të drejtë konforme zakoneve të mira dhe normave morale, duke iu përmbajtur parimeve të ndershmërisë dhe ndërgjegjes, duke përfillur Kushtetutën në fuqi dhe dispozitat ligjore, Konventën Ndërkombëtare për lirin e organizimit sindikal dhe mbrojtjen e të drejtave sindikale nr. 87 si të gjitha konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut.

II. EMËRTIMI DHE SELIA

Neni 5
• Emërtimi I plotë është Sindikata e Arsimit të Mesëm të Kosovës.
• Selia e Sindikatës është në Prishtinë Rr. “Robert Gajdiku. nr. 21 

III. EMBLEMA,VULA, STAMBELI DHE XHIROLLOGARIA

Neni 6
• Sindikata ka emblemën ,vulën dhe stambelin e vetë.
• Vula ka formën ë rrumbullakët me emërtim dhe selinë e sindikatës, teksti i vulës është :,, Sindikata e Arsimit të Mesëm të Republikës së Kosovës.’’
• Stambeli ka formën e katërkëndëshit kënddrejtë,dhe përmban shënime nga paragrafi i më parmë me hapësirë për datë dhe nr. të protokollit.
• Emblema e SBASHK-ut është emblema e SAM dhe përmban tre libra të hapura me mbishkrim të SBASHK-ut sipëri.
• Sindikata ka xhirollogarine e vet nr.__________________________.

Neni 7
• Teksti në vulë dhe stambil shkruhet në gjuhën shqipe dhe angleze.

IV . DISPOZITAT JURIDIKE

Neni 8
• Sindikata ka statusin e personit juridik.

V. VEPRIMET

Neni 9
Detyrat e sindikatës janë:

• Mbrojtja e të drejtës së punës dhe të drejtave nga marrëdhënia e punës.
• Mbrojtja e interesave materiale të anëtarëve.
• Përparimi I kushteve të punës dhe të jetës së anëtarëve.
• Angazhohet për bashkëpunim me ndërmarrje dhe persona tjerë juridik në funksion të interesave të punëtorëve.
• Studion dukuritë e mbetjes pa punë që shkaktohet nga ndërrimet e organizmin e procesit mësimor dhe merr masa për mënjanimin e tyre
• Kryen punë dhe detyra të tjera lidhur me sigurinë e pozitës materiale,sociale dhe kulturore.

VI.PARIMET E PËRGJITHSHME JANË


Neni 10

• Zhvillimi i demokratizimit të plotë duke respektuar prularizmin e interesave të ndryshme sindikale.
• Ndërmarrja e iniciativave me interes të përgjithshëm shoqëror.
• Krijimi i kushteve dhe ndërmarrja e masave me qëllim që puna dhe kualiteti i saj të jenë e vetmja bazë e përcaktimit të pozitës materiale dhe shoqërore të njeriut.
• Informimi me kohë i anëtarësisë për çdo veprim që merret.
• Propozimi i dhe përkrahja e zgjedhjes në organet sindikale të atyre punëtorëve të cilët me cilësitë e veta njerëzore, morale, profesionale I përfaqësojnë në mënyrë të denjë interesat e punëtorëve.
• Angazhimi që vetëm qasjet progresive ,demokratike dhe humane në bazë të programeve pozitive të jenë kritere të ndikimit në shoqëri.

ANGAZHIMI PËR NGRITJEN E POZITËS MATERIALE, SOCIALE DHE KULTURORE TË PUNËTORËVE 

Në realizimin e këtij qëllimi sindikata:

• Angazhon të gjitha potencialet e veta për ngritjen e cilësisë së mësimit në shkallën ë kërkesave bashkëkohore dhe nevojave njerëzore.
• Angazhohet përmes kontratave kolektive për ngritjen e kushteve të punës dhe jetës të punëtorëve dhe familjeve të tyre .
• Angazhohet për shpërblim adekuat në vend të pagës gjatë kohës të pushimit mjekësor,angazhohet për ndihmë punëtorëve të cilët pa fajin e tyre mbeten pa punë.
• Ndërmerr masa për ushqimin e sigurimit sa më të mirë për punëtorët.
• Mbanë kontakte të përhershme me pensionistë ,organizon përcjellje solemne të punëtorëve që shkojnë në pension.
• Kujdeset për familjet e arsimtarëve të vrarë,të zhdukur dhe burgosur gjatë luftës 1998/99.

MBROJTJA NË PUNË DHE MBROJTJA E MJEDISIT


Në realizimin e këtij qëllimi sindikal:

• Kujdeset që puna dhe vendi I punës të sigurohet nga të gjitha veprimet e rrezikshme dhe të dëmshme .Për këtë ndërmerr masa preventive me qëllim të evitimit të shkaqeve të sëmundjeve profesionale dhe të shkaqeve që mund të shkaktojnë fatkeqësi ose shkelje të të drejtave në punë.
• Bashkëpunon me shoqata për mbrojtjen e mjedisit me qëllim të veprimit të përbashkët rreth ruajtjes së natyrës dhe të shëndetit të njerëzve.
• Pavarësisht,ose në bashkëpunim me organizatat tjera e rregullon mjedisin jetësor,të punës dhe më gjerë.
• Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i mbrojtjes në punë dhe ruajtja e mjedisit të punës dhe të jetës.

MBROJTJA E INTEGRITETIT TE PUNËTORIT

Për realizimin e këtij qëllimi sindikata:

• Angazhohet ë ta mbrojë në aspektin moral punëtorin i cili për shkak të qëndrimeve të tij të paraqitura në mënyrë demokratike,pëson pasoja. Këtë do t ë realizojë nëpërmjet të gjitha mjeteve në Dispozicion,informimit dhe ndërmarrjes së masave të parapara me ligj.
• Kujdeset dhe merr masa për ruajtjen e dinjitetit të punëtorit,që pa fajin e vet i humb punën ose i është suprimuar vendi i punës.
• Kryen edhe punë të tjera nga lëmi mbrojtjes morale të punëtorit.

Neni 11
• Sindikata nuk është organizatë politike, prandaj vepron dhe punon në mënyra të pavarura nga organet shtetërore,organizatat dhe partitë politike.

VII. LIDHJA E KONTRATAVE KOLEKTIVE


Neni 12
• Me qëllim të kryerjes së funksionit të vet kjo Sindikatë merr pjesë në harmonizimin e qëndrimeve me SBASHK-un lidhur me nënshkrimin e kontratave kolektive.

Neni 13
Sindikata angazhohet që me anë të kontratës kolektive në marrëveshje me punëdhënësin,t’i avancojë të drejtat e punëtorëve në punë mbi përcaktimin ligjor siç janë:
• Zgjatja e pushimit vjetor.
• Mbrojtja në punë.
• Lartësia e pagave mujore.
• Rregullimi I standardit kolektiv (ushqimit ,higjiena etj.)

VIII. DETYRAT E TJERA


Neni 14
• Për veprimtarinë e vet sindikata krijon dhe siguron mjete nga anëtarësia, nga mjetet e fituara me punë vullnetare, kontribut nga aktivitetet e ndryshme dhe ndihmat e tyre.
Neni 15
• Lartësia e anëtarësisë është 0.5 % e të ardhurave personale, prej të cilave 50% do të derdhen në fondin e SBASHK –ut ndërsa 25% në shoqatë, 15% për nivelin komunal dhe 10% për nivelin rajonal.

IX. MJETET E VEPRIMIT


Neni 16
Në rast cenimi të së drejtës së punëtorit,të kontratave kolektive ose të mosrespektimit të ligjit nga ana e punëdhënsit sindikata përdor këto mjete:

• I tërheq vërejtjen dhe zhvillon bisedime lidhur me to.
• Bënë kërkesë me shkrim për respektimin e kontratave kolektive dhe normave ligjore.
• Ngre padinë pranë organeve përkatëse.
• Paraqet ofertën që konflikti I interesave të zgjidhet përmes arbitrazhit.
• Bën protesta të pa dhunshme.
• Solidarizohet materialisht dhe moralisht me sindikatat e tjera vendore dhe ndërkombëtare.
• Merr vendim për grevë.

GREVA

Neni 17
• Greva është mjeti i fundit dhe më i fuqishëm i presionit sindikal për realizimin e të drejtave dhe interesave të të anëtarëve.
• Greva organizohet vetëm atëher kur dështon cdo përpjekje për tu arritur marrëveshja.

Neni 18
• Para se të merret vendimi për hedhjen në grevë,me qëllim qe t’i tërhiqet vërejtja punëdhënësit ,mund të ndërpritet puna, por jo më shumë se një ditë.
• Të drejtë nisme për hedhje në grevë ka çdo shoqatë dhe organ tjetër në hierarkinë e organizimit sindikal.Vendimin për hedhje në grevë e marrin kryesitë përkatëse, ndërsa vendimin për hedhje në grevë të përgjithshme të punionjësve të arsimit e merr Kryesia e SBASHK –ut.



Neni 19
• Vendimi për hedhje në grevë merret me pëlqimin e 75 % të anëtarëve të organizatës sindikale.

Neni 20
• Për do grevë formohet Këshilli grevist, i cili udhëheq dhe mbikëqyrë grevën. Greva ndërpritet pasi që të përmbushen kërkesat e grevistëve përkatësisht kur arrihet marrëveshja rreth kërkesave ose kur vlerësohet nga organi i cili ka marrë vendim për fillimin e grevës , se vazhdimi i mëtejm i grevës nuk ka efekt.

Neni 21
• Sindikata siguron kushte të nevojshme për materiale për mbajtjen e grevës në mënyrë që pjesëmarrësit e grevë gjatë kohës së grevës financohen nga fondi i grevës Për nevojat e përkrahjes materile të grevistëve formohet fonid i grevave. Mënyra e formimit të këtij fondi dhe të përdorimit të mjeteve të tij rregullohet me vendim të veçantë.

X. ORGANIZIMI


Neni 22
• Puna e suksesshme është parim themelor I sindikatës dhe këtij qëllimi I përshtaten format e organizimit

Neni 23
• Njësia themelore e sindikatës është shoqata,e cila formohet mbi parimin një institucion një shoqatë.

Neni 24
• Njësia më e vogël e sindikatës është grupi sindikal,i cili formohet në nivel të paraleleve të ndara.
• Grupi sindikal është në kuadër të shoqatës sindikale të shkollës amë.

Neni 25
Kryetarët e shoqatave sindikale janë anëtarë të Kuvendit të SAM të Kosovës.
• Me qellim të funksionimit dhe veprimit të përbashkët kryetarët e shoqatave sindikale janë edhe anëtarë të barabartë të Kuvendit komunal së bashku me kryetarët e shkollave fillore.



Neni 26
• Meqë në shumë komuna numri i shkollave të mesme është 1 ose dy shkolla atëherë; formimi i kryesive është i pakuptimit dhe ky nen duhet të fshihet.



Neni 27
SAM të Kosovës është pjesë përbërëse e SBASHK –ut (Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës).

Neni 28
• Statuti i SAM duhet të jetë në harmoni me Statutin e SBASHK –ut.

Neni 30
• Mënyra e organizimit dhe e veprimit të shoqatave sindikale rregullohet me Statut, të cilin e aprovon shoqata.

Neni 31
• Statutet e shoqatave sindikale duhet të jenë në harmoni me statutin e SAM dhe SBASHK –ut.

XI. ORGANET DHE DETYRAT E SINDIKATËS

Neni 32
• Grupin sindikal e udhëheq kryetari I grupit ,të cilin e zgjedhë grupi.
• Kryetari I grupit sipas funksionit është anëtar I kryesisë së shoqatës.

Neni 33
• Shoqatën sindikale e udhëheq kryesia e shoqatës.

Neni 34
• Kryesinë, e kryetarin dhe nënkryetarin i zgjedh shoqata me vota të fshehta.

Neni 35
• Kryesia përbëhet prej 5-7 anëtarësh (varësisht nga numri I anëtarëve të shoqatës).

Neni 36


• SAM-in e Kosovës në nivel vendi e udheheq Kuvendi, të cilin e përbëjnë kryetarët e shoqatave sindikale. Kuvendi zgjedh Kryesinë e Kuvendit prej 7 anëtarësh (1 nga rajoni)me vota të fshehta. 
• Kryesia e zgjedhur nga Kuvendi me vota të fshehta zghedh kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin e SAM.
• Kryetari i Kryesisë së SAM është edhe kryetar i Kuvnedit të SAM dhe anëtar i kryesisë së SBASHK-ut.


Neni 38
• Kryesia e SAM të Kosovës është organi më i lartë në mes të dy kuvendeve. Kjo Kryesi angazhohet për realizimin e vendimeve të veta dhe të Kuvendit të SAM dhe SBASHK.

Neni 39
• Organi më I lartë I SAM është Kuvendi I cili vepron në bazë të të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga dokumentet e Kongresit, Këshilli Drejtues dhe Kryesia e SBASHK-ut si dhe të këtij statuti. 

Neni 40
Për organizimin rajonal janë paraparë këto rajone:
• Rajoni I Prishtinës :( Prishtina,Podujeva,Kastrioti,F.Kosova,Lipjani dhe Drenasi).
• Rajoni I Mitrovicës: ( Mitrovica,Vushtrria,Skenderaj, Albaniku ,Z .Potoku).
• Rajoni I Ferizajt :(Ferizaj ,Kaçaniku,Shtërpca dhe Shtimja).
• Rajoni I Gjilanit :(Gjilani,Dardana dhe Vitia).
• Rajoni I Prizrenit: (Prizreni,Theranda dhe Sharri).
• Rajoni I Gjakovës (Gjakova,Rahoveci dhe Malisheva).
• Rajoni I Pejës ( Peja,Deçani,Burimi dhe Klina).


Neni 42
• Sindikata bashkëpunon me organizatat e ngjashme të vendit dhe të botës sipas parimit të barazisë së plotë.
Neni 43
• Kuvendin e thërret kryetari.
• Kryesia e përgatit propozimrendin e ditës së Kuvendit. Punën e Kuvendit e udhëheq kryetari respektivisht kryesia e punës.

Neni 44
• Vendimet e Kuvendit janë të plotfuqishme nëse për të votojnë më shumë se gjysma e anëtarëve t pranishm në Kuvend.
• Kuvendi mund të punoj nëse në të marrin pjesë së paku 2/3 e anëtarëve të tij.
Neni 45
• Kuvendi i rregullt mbahet një herë në 1 vjet.
• Kuvendi mund të mbahet edhe më herët me kërkesën e Kryesisë ose nëse 1/3 e anëtarëve të Kuvendit shtrojnë kërkesën për mbajtjen e parakohshme të tij.

Neni 46
• Sindikatën e përfaqëson kryetari I Kuvendit (kryesisë), nënkryetari ose ndonjë anëtar I Kryesisë që autorizohet nga ajo.
Neni 47
• Procedurën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarit, përkatësisht kryetarit të Kryesisë dhe nënkryetarit duhet ta hapë Kuvendi nëse këtë e kërkon 1/3. E delegatëve të Kuvendit Vendimi për propozim merret nëse për të votojnë më shumë se gjysma e anëtarëve të Kuvendit.

Neni 48
• Kuvendi ,Kryesia kryetari dhe nënkryetari zgjidhen me mandat katërvjeçar me mundësi të rizgjedhjes.

Neni 49
Kuvendi Vendos:
• Për planin vjetor të punës.
• Për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit dhe programit midis dy kuvendeve të sindikatës.
• Merr vendime dhe aprovon akte përkatëse.
• Aprovon llogarinë përfundimtare.
• Zgjedh Gjyqin e Nderit.
• Kontrollon punën e Kryesisë dhe të organeve tjera.
• Aprovon rregulloren e punës së Kuvendit.
• Formon komisione dhe trupa pune sipas nevojës.
• Shqyrton propozimet e shoqatave dhe merr vendime për hedhje në grevë.
• Merr qëndrime lidhur me kontratat kolektive.
• Aprovon listën e delegatëve komunalë për Kongresin e SBASHK-ut.
• Raportin me shkrim mbi kryerjen e këtyre obligimeve e aprovon Kuvendi me shumicë votash.

SHËRBIMET PROFESIONALE

Neni 50
• Përcjelljen e zbatimit të punës së sindikatës, pas këshillave dhe komisioneve të përkohshme e ushtron edhe sekretari.

Neni 51
• Sekretari I sindikatës mban procesverbalet, dokumentacionin e sindikatës dhe vulat,përgatit punët organizative rreth organizatës sindikale,sistemon,arkivon dhe ruan dokumentacionin e sindikatës,mban kontinuitetin në punë, informim, korrespondim dhe kryen të gjitha punët e rëndësishme të sindikatës.

Neni 52
• Për kryerjen e punëve financiare rreth funksionimit të sindikatës mund të angazhohet edhe ndonjë ekspert nga lëmi ekonomik për kohë të caktuar.


KËSHILLI MBIKËQYRËS

Neni 53
• Këshilli mbikëqyrës përbëhet prej 5 anëtarëve.
• Ky këshill mbikëqyrë punën rreth përdorimit të mjeteve materiale,kontrollon raportin vjetor ,buxhetin dhe I propozon Kryesisë ndarjen e mjeteve ,bën mbikëqyrjen lidhur me gjendjen materiale konform ligjit me shkrim informon Kuvendin lidhur me rezultatet e mbikëqyrjes,duke vënë në pah lëshimet eventuale të organeve të subjekteve tjera.

GJYQI I NDERIT

Neni 54
• Kuvendi zgjedh Gjyqin e Nderit.
• Gjyqi I Nderit përbehet nga kryetari dhe 4 gjyqtarë.

Neni 55
• Gjyqi I Nderit është kompetent të gjykoj kontestet ndërmjet formave organizative të caktuara të sindikatës,
• Vendimet e Gjyqit të Nderit merren në formë aktgjykimi dhe ato janë të formës së prerë.
• Pala e pakënaqur mund ta paraqes kontestin ne gjykatat e rregullta të kompetencës së përgjithshme.

Neni 56
• Sindikata mund të nxjerrë fletushkën e vet për informim.
• Nxjerrja e fletushkës rregullohet me vendim të posaçëm.


KËSHILLI I SOLIDARITETIT 

Neni 58
• Këshilli I solidaritetit ka 5 anëtarë
• Këshillin e solidaritetit e zgjedh Kuvendi i SAM.
• Këshilli I solidaritetit bën ndarjen dhe distribuimin e ndihmave eventuale materiale për anëtarësinë. Për punën e vet I përgjigjet Kryesisë së SAM.

DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT


Neni 54
• Interpretimin e dispozitave të këtij Statuti e bën Kuvendi , respektivisht organi të cilin e cakton Kuvendi.


Neni 55
• Ky Statut hyn në fuqi ditën e aprovimit në Kuvend.


Prishtinë më,
26 Maj 2001
Kryetar i Kuvendit
Ymer Lajçi  

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2017

Gazeta Vjetore

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook

Butoni posht