Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u u takua me Ministrin e Kulturës , Kujtim Shala

Angazhime të përbashkëta , jo vetëm në sferën e kulturës

Prishtinë,17.11.2016
Një delegacion i SBASHK-ut, i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa, administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri janë takuar me Ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. Kontrata kolektive për punëtorët e sektorit të kulturës pritet të nënshkruhet
Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka falënderuar Ministrin Shala për angazhimet e tij në zgjidhjen e gjithë çështjeve me dialog. Jasharaj ka kujtuar takimin me Kryem,ministrin e Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa dhe për zotimet e kabinetit qeveritar që të punohet me përkushtim e gjatë gjithë kësaj kohe për të bërë një dialog të frytshëm lidhur me ligjin për statutin e mësimdhënësve të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe ka kërkuar angazhim edhe në të ardhmen të Ministrit Shala për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë e sa më korrekte për këtë çështje.
Kryetari i SBASHK-ut ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit në shërbim të mbrojtjes së interesave të punëtorëve në sektorin e kulturës. Ministri Shala është shprehur i gatshëm që të shtohet bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm për këtë kategori të punëtorëve.
Edhe në këtë atkim është bashkëbiseduar rreth çështjes së përgatitjes së Kontratës Kolektive për sektorin e kulturës dhe se është qëndrim i përbashkët se një komision i SBASHK-ut bashkë me ekspertë të fushës së kulturës do të punojnë draftin e parë të tekstit të Kontratës e pastaj do të takohen me komisionin e MKRS-së për të harmonizuar qëndrimet në mënyrë që Kontrata të nënshkruhet pastaj nga Ministri i Kulturës dhe kryetari i SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook