Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vizitoi universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini’’

Takim i frytshëm me rektorin dhe bashkëpunëtorët e tij

Prishtinë, 21.09.2016
Delegacioni i SBASHK-ut i përberë nga: kryetari Rrahman Jasharaj, menaxheri për financa dhe administratë Ymer Ymeri dhe juristi Blendor Shatri, si dhe përfaqësuesi i Sindikatës në Universitetin e Mitrovicës Afrim Qelaj, kanë vizituar Universitetin e Mitrovicës ,,Isa Boletini'', ata i ka pritur rektori Prof.Assoc.Dr. Alush Musaj , bashkë me prorektorët: Rifat Morina, Ali Sadiku dhe Izet Zeqiri .rektori mitro
Kryetari i SBASHK-ut i ka thënë rektorit Musaj se qëllimi i kësaj vizite është që të bashkëbisedohet për angazhimet e përbashkëta në shërbim të arritjeve edhe me të mëdha në këtë Universitet. Jasharaj ka informuar rektorin për angazhimet e SBASHK-ut dhe është shprehur me respekt pasi që edhe në këtë institucion të lartë arsimor ka organizim sindikal të SBASHK-ut.
''I nderuari rektor, SBASHK-un do ta keni partner të sigurt në angazhimet e përbashkëta dhe në takimet që do të keni me kryetarin e sindikatës të universitetit tuaj, z. Afrim Qelaj , bashkërisht do të gjeni zgjidhje për problemet eventuale '' ka deklaruar kryetari i SBASHK-ut .
Rektori Musaj ka falënderuar delegacionin e SBASHK-ut për vizitën, e pastaj ka bërë një përshkrim të rrugëtimit të vështirë të Universitetit ,,Isa Boletini'', ai ka thënë se fatin e Mitrovicës dhe popullit të saj e ndau edhe universiteti ynë . Rektori Musaj , ka treguar pastaj se në këtë universitet janë 3500 studentë të profileve teknike por edhe atyre shoqërore, ai është shprehur i lumtur se falë angazhimit të madh të Qeverise së Kosovës, brengat e mëdha të këtij institucioni do ti takojnë të kaluarës, sepse Kosova bëri investime të mëdha dhe është duke ngritur një Kampus Universitar që do t'ia kenë lakmi edhe vendet e Ballkanit . Të dy palët janë shprehur të gatshme për bashkëpunim të sinqertë në shërbim të arritjeve edhe me të mëdha dhe te koordinimit të aktiviteteve të ndryshme .

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook