Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u mori pjesën në Konferencën për kurrikulin e ri

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka mbajtur sot Konferencën " Prezantimi i Dokumenteve kurrikulare dhe udhërrëfyesi për zbatim"

Prishtinë, 18.11.2016
Në hapje të Konferencës Ministri Bajrami ka përshëndetur përfaqësuesit diplomatik ndërkombëtarë, përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtar të arsimit, përfaqësuesit e SBASHK-ut , të DKA-ve dhe të shkollave pilotë të Kurrikulit të ri. Ai finalizimin e rishikimit të dokumenteve kurrikulare të pilotuara në 95 shkolla të Republikës së Kosovës e ka vlerësuar si një arritje të madhe të arsimit në Kosovë. Pas kësaj Ministri bajrami ka apeluar të shkollat, drejtorët , institucionet arsimore dhe partnerët e MASAHT-it që të vazhdojnë me angazhimet dhe kontributin lidhur me rrjedhën e mbarë të punës a aktivitetit për Kurrikulin e ri.
Duke prezantuar dokumentet e kësaj Konference, këshilltari i MASHT për Kurrikuali, Osman Buleshkaj ka folur për angazhimet nëpër vite rreth Kurrikulit. Ai ka cekur se ëhstë nisur me 10 shkolla për të vazhduar me 95 të tjerë këtë vit e me qëllim që duke parë se është velrësuar mirë ky aktivitet atëherë të startohet në vitin e ardshëm shkollor në të gjithë shkollat me Kurrikulin e ri një pjesë të Arsimit Parauniversitar dhe pastaj gradualisht do të përfshihet i tërë sistemi arsimor me Kurrikulin e ri.
Duke përshëndetur këtë aktivitet , Zv/ Ministri në mASHT, Agim Bërdyna ka shprehur falënderimet për të gjithë, qofshin perona e institucione vendore a ndërkombëtare, që ishin angazhuar mëe përkushtim lidhur me Kurrikulin e ri. 

Edhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në MASHT, z. Alush Istogu, UD i Drejtorit të Departamentit për zhvillim të arsimit, Mustafë Kadriu dhe Selim Mehmeti kryesues i KSHLM-së kanë folur për rëndësinë e angazhimeve lidhur me Kurrikulin e ri.
Delegacioni i SBASHK-ut edhe gjatw zhvillimit tw kësaj të Konference është takuar me përfaqësues institucionesh dhe me Ministrin Bajrami e anëtarë të Kabinetit të tij dhe janë njoftuar se nuk është harruar çështje e Ligjit për vitet e 90-ta, por janë duke u analizuar çështjet dhe duke u mbledhur shënimet e duhura lidhur këtë çështje të rëndësishme.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook