Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u kundërshton Projektligjin për pagat

Prishtinë, 13.01.2017

konferenca2Kryesia dhe organet drejtuese te SBASHK-ut,duke analizuar projektligjin për Pagat që e ka miratuar Qeveria janë shokuar në nënçmimin dhe degradimin që ky projektligj pretendon t'i bëj profesionit të mësimdhënësit duke e ranguar në të njëjtin pozicion në profesionet që kanë vetëm arsimim të mesëm.

Kryesia e SBASHK-ut mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme dhe po ashtu janë mbajtur konsultimet e para me kryetarët e niveleve komunale të arsimit dhe vendosi për masat që do të ndërmarrë SBASHK-u për ta parandaluar aprovimin e këtij ligji në Parlament.
U vendos që SBASHK-u me shkresë zyrtare do të kërkojë nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që të rishikohet edhe një herë Projekligji për pagat e sidomos shtojca me tabelar i gradimeve dhe koeficionetëve dhe ta përmirësojë atë duke i ranguar të punësuarit në arsim se paku te koeficienti 2.6. Kjo ngase sipas Projekligjit aktual të pagave janë 45 grada të përcjella me koeficientët nga 11 deri në 1. Mesatarja e koeficientit sipas këtij tabelori është 4.2, kurse koeficienti i caktuar për mësimdhënësit është 1.75, pra është shumë edhe nën mesataren.

SBASHK-u përbën rreth 40 % të të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe është thënë se është prioritet i Qeverisë dhe sektor i rëndësisë së veçantë, por SBASHK-u nuk është konsultuar fare lidhur me këtë Projektligj.konferencaaa

SBASHK-u do të vë në lëvizje gjithë mundësitë që fillimisht përmes dialogut të përmirësohet ky lëshim i madh duke kërkuar zyrtarisht e me shkrim nga Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe kabineti i tij qeveritar që ta rishikojë edhe një herë tabelarin shtojcë të Projekligjit dhe mësimdhënësit t'i vë, se paku, të koeficienti 2.6.
Në kuadër të këtij angazhimi do të insistojmë edhe te Komisionet parlamentare dhe te kryetarët e Grupeve Parlamentare që nëse vije ky projektligj te ta, mos të vazhdojnë tutje me procedimin, por t'ia kthejnë Qeverisë.
SBASHK-u në takimin me Ministrin Bajrami do të kërkojë sqarim nga ai pse është lejuar në Kabinetin qeveritar të kalojë Projekligji dhe tabelari shtojcë ashtu si është tani.

SBASHK-u informon mësimdhënësit dhe opinionin në Kosovë se nëse këto angazhime që përmes dialogut të përmirësohet ky lëshim i madh nuk japin rezultate , atëherë SBASHK-u do të nis me grevën në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook