Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK me aktivitete të shumta për ditën e mësuesit dhe shkollës shqipe

Në fillimet e aktiviteteve të SBASHK-ut për të shënuar me krenari ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe një delegacion i sindikatës sonë ka vizituar Prekazin e historisë dhe duke bërë homazhe e duke vënë lule mbi varrin e Komandantit legjendar Adem Jashari kanë përsëritur betimin në emër të gjithë anëtarësisë se do të vazhdojnë me përkushtim misionin e shenjtë për edukimin e brezave dhe do ta ruajnë në zemrat e tyre e të nxënësve kujtimin për luftën e lavdishme të UÇK­-së për lirinë e atdheut. Po më 6 mars në disa komuna kanë filluar edhe aktivitetet solemne të organizuara nga SBASHK për të shënuar 7 Marsin dhe për të shprehur respektin meritor për pishtarët e dijes që janë pensionuar nga prilli i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti dhe për gjithë pishtarët e dijes që u angazhuan në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave nëpër vite e dekada.7 marsi 2024 4

Në këto ceremoni festive kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë shprehur respekt për koleget e kolegët e pensionuar duke vlerësuar lart kontributin e tyre me vite e dekada në sistemin arsimor të Kosovës. Ata kanë ndarë në emër të SBASHK-ut edhe mirënjohje , që shprehin këtë respekt të lartë për pishtarët e dijes. Ndjejmë obligim të përmendim se në mëngjesin e 7 marsit kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj ka telefonuar kryetarin e SBASHK-ut duke ia uruar atij dhe gjithë punëtorëve të arsimit 7 Marsin e duke shprehur respekt të lartë për pishtarët e dijes që kanë kryer me përkushtim misionin e tyre të shenjtë në edukimin dhe arsimin e brezave nëpër vite e dekada.

Ky shkrim bëhet shumë më i plotë me fotot që ilustrojnë këtë aktivitete e që na kanë arritur nga shumë komuna të Kosovës.

7 marsi 2024 2

7 marsi 20241

U mbajt takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Debat përmbajtjesor për gjithë çështjet aktuale në arsim


SBASHK ka mbajtur takimin e radhës me kryetarët Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar dhe të universiteteve për të debatuar për çështje aktuale në arsim e për të caktuar detyra konkrete për angazhimet e radhës.
Në fillim të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala e koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë kujtuar për aktivitetet e zhvilluara në kohën nga takimi i kaluar e deri me tani e duke u ndalur veçmas te Konferenca e organizuar bashkë me Qendrën Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë, aktivitet ky i vlerësuar lart nga drejtorja ekzekutive e Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli në Uashington, znj. Shauna Bader -Blau, por edhe nga gjithë pjesëmarrësit tjerë.

 

2024-1.jpg

 

Pas kësaj u fol edhe për angazhimet e SBASHK-ut lidhur me kundërshtimet ndaj ndryshim propozimeve të bëra në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, të cilat prekin në të drejtat e fituara e të punësuarve në sistemin arsimor. U theksua se shqetësimet SBASHK-u i ka prezantuar në takimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe në takim me avokatin e popullit, nga i cili është kërkuar që çështjet t'i adresojë në Gjykatën Kushtetuese.

Në vazhdim të takimit është bashkëbiseduar edhe për iniciativën e ardhur nga disa DKA për ndërhyrje në Kontratat individuale të punës, ndërhyrje këto që do të preknin në normat e punës së një pjese të punëtorëve të arsimit.
SBASHK kundërshton iniciativat e tilla duke theksuar se kjo është çështje që ka gjetur me kohë zgjidhje të duhur dhe si të tilla edhe duhet të mbesin.

Në këtë takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve është biseduar edhe për aktivitetet solemne që do të zhvillohen për nder të ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe.
U vendos që aktivitete solemne të zhvillohen nëpër gjithë komunat dhe në universitete, për të shprehur respekt meritor për koleget dhe kolegët që janë pensionuar nga prilli i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti.

 

2024-3.jpg

2024-2.jpg 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Konferenca “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”

Vlerësim i lartë për organizimin e kësaj ngjarje të veçantë për arsimin

Prishtinë, 23.02.2024
428092535 367034699456986 7459446723711369293 nPas angazhimit të përkushtuar të drejtuesve dhe stafit të Qendrës Amerikane të Solidaritetit dhe të SBASHK-ut u mbajt Konferenca dyditore "Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës". Për të marrë pjesë në këtë ngjarje të veçantë e në shenjë respekti për gjithë angazhimet e SBASHK-ut kishte ardhur nga Uashingtoni drejtorja ekzekutive e Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Shawna Bader-Blau bashkë me drejtorin për programe të kësaj Qendre për Evropën dhe Azin Qendrore, Rudy Porter. Në konferencë për dy ditë me radhë ishin duke dhënë kontribut me vlerë edhe përfaqësues të institucioneve, të DKA-ve, të Departamentit të psikologjisë, përfaqësues të prindërve e nxënësve, të medieve dhe veprimtarë sindikalë. Të gjithë janë angazhuar maksimalisht për rrjedhën e mbarë të kësaj ngjarje të veçantë, e cila u vlerësua lartë dhe pjesëmarrësit përgëzuan SBASHK-un dhe Qendrën Amerikane të Solidaritetit për angazhimin dhe për organizimin kaq të mirë.
Drejtorja ekzekutive e Qendrës Shawna Bader-Blau ka zhvilluar takime me kryetarin Jasharaj dhe me stafin e SBASHK-ut duke i përgëzuar për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në Kosovë e duke cekur se Qendra Amerikane e Solidaritetit do të mbështes edhe në të ardhmen SBASHK-un në aktivitetet e radhës.428132745 407452201772259 2849309144451987851 n
SBASHK-u shpreh respekt për znj. Shawna, për z. Porter, për z. Steven e stafin e zyrës në Tiranë dhe për të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës të cilët me prezantime e me diskutime i dhanë vlerë këtij aktiviteti dhe nxorën përfundime e konkluzione që do t'i dërgohen institucioneve të Kosovës.
baneriMë shumë se me fjalë atmosferën nga punimet e kësaj Konference po e përcjellim të ju lexues të nderuar me disa foto, ndërsa shumë prej tyre do t'i ruajmë në shenjë kujtimi për dy ditët plot gjallëri e përkushtim të pjesëmarrësve në këtë ngjarje në shërbim të arsimit në Kosovë.

SBASHK memorandum bashkëpunimi me Poliklinikën dhe laboratorin Bio analiza

Zbritje deri në 20% për shërbimet në këtë institucion shëndetësor

Prishtinë, 13.02.2024
426715860 7601164596574123 4465829215632617220 nDuke shprehur respektin për punëtorët arsimorë, përfaqësuesit e Poliklinikës dhe laboratorit "Bioanaliza 1 dhe 2 " Arbër Murseli dhe Muhadin Murseli kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me SBASHK-un që është përfaqësuar nga kryetari i Kuvendit të Arsimit Parauniversitar për komunën e Vitisë, Kemajl Bislimi. Ky institucion shëndetësor gjendet në Rr. e Preshëves, nr. 115 në Viti.
Memorandumi i bashkëpunimit saktëson se anëtarët e SBASHK-ut do të kenë zbritje prej 20% nga çmimi ekzistues për analizat laboratorike, mikrobiologjike, shërbimet specialistike, ultrazë, EKG, rengen (Grafit) dhe certifikata shëndetësore.
Pagesën e zbritjes prej 20 % anëtarët e SBASHK-ut e bëjnë me rastin e marrjes së shërbimeve të cekura në këtë memorandum bashkëpunimi.
SBASHK falënderon Arbër Murselin dhe Muhadin Murselin për respektin e treguar për punëtorët arsimor dhe për zbritjen e ofruar për anëtarët e SBASHK-ut për shërbimet që kryhen në këtë institucion privat shëndetësor.

Kërkesat e SBASHK-ut sa i përket Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti janë këto:

Prishtinë, 09.02.2024

llogo SBASHK nga Astriti

I. Të largohet nga Ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti çdo dispozitë e cila i referohet Ligjit të ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK), të Serbisë ose të ish Jugosllavisë.
Arsyetim:
Skemat pensionale të financuara nga shteti paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës e jo nga fondi kontributëdhënës i ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK), i cili fond është grabitur dhe shndërruar në fond pensional të Serbisë ku edhe sot e kësaj dite ky fond pensional është i grabitur dhe nën menaxhim të Serbisë. Prandaj ne mendojmë së është fare e pa nevojshme që Republika e Kosovës t'i referohet Ligjeve të KSAK-së, të Serbisë ose të ish Jugosllavisë.

II. Të kthehet pika 6 e nenit 8 të ligjit bazik për skemat pensionale të financuara nga shteti, e cila është larguar me plotësim ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti më datën 16.08.2023, në të cilën pikë thuhet: " Neni 8 pika 6 Me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës" Pikës t'i shtohet edhe " të punësuarve të cilët janë larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme"
Arsyetim:
Për shkak se me largimin e pikës 6 të nenit 8 ju është mohuar puna të punësuarve të cilët gjatë viteve 1990 deri më 1999 kanë punuar në sistemin e Republikës ë Kosovës ose janë dëbuar dhunshëm nga vendet e tyre të punës dhe janë favorizuar ata të cilët kanë punuar me sistemin e Serbisë dhe kanë paguar kontributet pensionale në fondin e pensioneve të Serbisë. Pra, aktualisht pagesë për vitet 1989-1999 ju bëhet vetëm atyre që në këto vite i kanë shërbyer Serbisë, ndërsa të punësuarve në sistemin e Republikës së Kosovës dhe të punësuarve që janë larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme u njihen vetëm për ta plotësuar kushtin prej 15 viteve por nuk ju paguhet fare kjo periudhë.

III. Pagesa e pensionit kontributëdhënës duhet të bëhet deri më 01.07.2002 deri atëherë kur ka filluar të funksionoj Fondi për kursimet pensionale të Kosovës TRUST, e jo deri më 01.01.1999.
Arsyetim:
Të punësuarit në sistemin e Arsimit të Republikës së Kosovës kanë punuar pa shkëputje edhe në vitin shkollor 1998/99 me nxënësit kosovar të shpërngulur në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi dhe pas kthimit në Kosovë ky vit shkollor ka vazhduar deri më datën 31.10.1999, duke vazhduar të punojnë pa ndërprerje deri në kohën kur janë pensionuar, andaj periudha kohore nga viti 01.01.1999 deri me 01.07.2002 mbetet periudhë e pa mbuluar as me Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti e as me Ligjin për fondin e kursimeve pensionale të Kosovës TRUST. Në bazë të kësaj ne mendojmë se kjo periudhë kohore duhet ti bashkohet pensionit kotributëdhënës.

IV. Të njihen diplomat e kualifikimit për të gjithë të punësuarit në sistemin e arsimit deri në momentin e pensionimit e jo vetëm deri në vitin 1989 siç njihen tani.
Arsyetim:
Mos njohja e diplomave të kualifikimit të cilat janë lëshuar gjatë periudhës së sistemit të Republikës të Kosovës është një padrejtësi që ju bëhet të punësuarve që kanë kontribuar në atë kohë të artë për Kosovën dhe jep indikacione të mos njohjes së sistemit të Arsimit të Republikës së Kosovës të kësaj periudhe.

Këto kërkesa të SBASHK-ut, janë në harmoni të plotë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese më nr. SGJ2112/23 të datës 16.01.2023 për Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 8, paragrafit 2, të Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti lidhur me nenin 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 09/2015 për Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontributpagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve si dhe me Konventën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e cila garanton që një e drejtë e fituar nuk mund të mohohet.

 

 

SBASHK alarmon përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare

Prishtinë, 02.02.2024

Për të shprehur shqetësimet lidhur me ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale që kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar arsimor, përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar fillimisht me kryetarin e Komisionit parlamentar për Arsim Ardian Gola e pastaj u ka dërguar shkresa për takime shefave të Grupeve Parlamentare Mimoza Kusari Lila, Abelard Tahiri, Arben Gashi, Besnik Tahiri e Enis Kervan.
DVF 8711Kërkesës së SBASHK-ut i janë përgjigjur këtë premte shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe përfaqësuesi i Grupit parlamentar të LDK-së, Driton Selmanaj. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri në takime të ndara u kanë ofruar argumente, të cilat ua kanë lënë edhe në formë të shkruar, z. Abelard Tahirit dhe z. Driton Selamanajt duke i lutur që të analizojnë këto fakte dhe të nisin iniciativën për të dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe për të nisur debat në Parlament në mënyrë që të evitohen lëshimet në ndryshimet e bëra në Ligjin për skemat pensionale të financuar nga shteti dhe t'u kthehet e drejta e fituar punëtorëve të pensionuar nga arsimi.422283623 1498389954274129 7854607784464474564 n
SBASHK pret që javën e ardhshme të kenë takime edhe me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, të AAK-së Besnik Tahiri dhe të Grupit Parlamentar Multietnik Enis Kervan.

Vazhdohet me përgatitjet për Konferencën e 20 e 21 shkurtit

Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan Odën e Mjekëve të Kosovës

Prishtinë, 31.01.2024
IMG 1973Përfaqësuesit e SBASHK-ut vazhdojnë me konsultimet me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Konferencës "Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës". Në kuadër të këtij angazhimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë vizituar Odën e Mjekëve të Kosovës. Ata janë takuar me kryetarin e kësaj Ode dr. Pleurat Sejdiu.
Ky ishte takim i shkëmbimeve të mendimeve si dhe u diskutua për kontributin e mundshëm të OMK-së, në konferencën "Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës", që SBASHK në bashkëpunim me Qendrën Amerikane të Solidaritetit do të mbaj më 20 e 21 shkurt.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim u takua me përfaqësues të SBASHK-ut

Prishtinë, 30.01.2024

takim me A.GolaKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe nënkryetarja Vjollca Shala janë takuar në ambientet e parlamentit të Kosovës me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim Ardian Gola. Jasharaj ka deklaruar se janë shumë çështje në arsim që duhen debatuar dhe prandaj ka kërkuar nga kryetari Gola që të organizohet një takim i anëtarëve të Komisionit parlamentar për Arsim me përfaqësuesit e SBASHK-ut për të debatuar për të gjitha çështjet aktuale në arsim dhe për të bërë bashkërisht përpjekje në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim. Jasharaj i ka shprehur shqetësimet e SBASHK-ut edhe lidhur me ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale e që kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar arsimor dhe ka lutur z. Gola që të gjej kohë për t'u takuar me përfaqësuesit e SBASHK-ut , që do të ofronin fakte e argumente për çështjen e ngritur.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, deputeti Ardian Gola ka shprehur gatishmërinë për të realizuar së shpejti takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me çështjen e ngritur për skemat pensionale dhe për një takim me Komisionin Parlamentar për Arsim.
Nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala ka informuar kryetarin Gola për gjithë angazhimet që janë bërë e do të bëhen në mënyrë që Konferenca e 20 dhe 21 shkurtit "Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës" të jetë e organizuar mirë dhe të arrij objektivat e parapara. Kryetari Gola ka përgëzuar SBASHK-un dhe Qendrën Amerikane të Solidaritetit për idenë e qëlluar të mbajtjes së këtij aktiviteti duke uruar që panelistët dhe pjesëmarrësit të japin kontribut të lartë me qëllim që të nxjerrën edhe rekomandime për të gjithë palët se çfarë mund të bëhet në të ardhmen në shërbim të arsimit në Kosovë.

Dy aktivitete të veçanta të SBASHK-ut në këtë javë

Vizitë në Odën Ekonomike dhe në Odën e Infermierëve të Kosovës

Prishtinë, 19.01.2024
Duke dëshmuar se SBASHK-u u gëzohet angazhimeve dhe arritjeve të të tjerëve e duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me ta , kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me anëtarë të stafit qendror gjatë kësaj jave kanë vizituar Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën e Infermierëve të Kosovës.
62a73990 b36f 4c13 95a4 60c888f31b4dNë selinë e Odës Ekonomike të Kosovës kryetari Jasharaj dhe zyrtari ligjor Blendor Shatri janë pritur nga kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna dhe anëtarë të stafit të Odës. Ata biseduan rreth bashkëpunimit në projekte të përbashkëta si dhe zbatimin e mësimit dual në Republikën e Kosovës, pasi që OEK zyrtarisht ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për zbatimin e mësimit dual në Kosovë. Të dy palët kanë vlerësuar se ky është një element me shumë rëndësi për vendin tonë në ndërlidhjen e aftësimit profesional me tregun e punës. Po gjatë kësaj jave, krahas aktiviteteve të tjera e në kudër të përgatitjes për Konferencën "Kujdesi për shëndetin mendor në shkolla", që SBASHK do ta organizojë më 20 e 21 shkurt bashkë me Qendrën Amerikane të Solidaritetit, kryetari Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtaren Afërdita Mirena kanë vizituar selinë e Odës së Infermierëve të Kosovës. Kryetarja Nexhmije Gori bashkë me anëtarë të stafit të kësaj Ode janë shprehur të nderuar me këtë vizitë dhe kanë njoftuar mysafirët për angazhimet e përditshme që bëhen në shërbim të anëtarësisë. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar mikpritësen për arritjet e shumta të Odës e pastaj ka treguar edhe për disa nga aktivitetet e SBASHK-ut duke u ndalur të përgatitjet për Konferencën "Kujdesi për shëndetin mendor në shkolla". Nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë treguar për detajet dhe për agjendën fillestare të Konferencës duke kërkuar mbështetjen e OIK-së. Kryetarja e kësaj Ode Nexhmije Gori ka përgëzuar SBASHK-un dhe Qendrën Amerikane të Solidaritetit për këtë angazhim duke shprehur se tema kyçe në këtë aktivitet është shumë e qëlluar. Kryetarja Gori ka shprehur gatishmërinë që Oda të ndihmojë në rrjedhën e mbarë të Konferencës së 20 e 21 shkurtit.

SBASHK nënshkroi memorandum bashkëpunimi me “Optika Moda”

Ndihmesë e madhe për anëtarësinë kudo në Kosovë

Prishtinë, 17.01.2024
418255959 4643317375892793 6148427795681144005 nKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar ambientet e "Optika Moda" SH.P.K në Fushë Kosovë . Ata fillimisht janë takuar me pronarin Basri Asllani, i cili duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirët e në shenje respekti për ta dhe për gjithë punëtorët e arsimit i ka njoftuar me ambientet e këtij institucioni . Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përgëzuar pronarin Asllani për gjithë angazhimet dhe arritjet dhe kanë parë nga afër aparaturën mjekësore, që është fjala e fundit e teknologjisë për këtë fushë të shëndetësisë. Pas kësaj ata në një ceremoni festive kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi , objekt i të cilit është ofrimi i shërbimeve që kryhen në "Optika Moda" e që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj syrit. Anëtarët e SBASHK-ut këtu mund të kryejnë kontrollin mjekësor të syve me aparaturën më të sofistikuar, pastaj ekzaminimin e syrit, përcaktimin e dioptrisë dhe ofrimit të syzeve. Në memorandum saktësohet se kontrolli mjekësor për sy me aparaturën më të sofistikuar, ekzaminimin e syrit dhe përcaktimi i dioptrisë ofrohen pa pagesë për gjithë anëtarët e SBASHK-ut dhe anëtarët e familjes së ngushtë. Memorandumi, poashtu, saktëson se anëtarët e SBASHK-ut përfitojnë zbritje për syze dioprtike prej 50 % nga çmimi ekzistues në ditën e marrjes, ndërsa për anëtarët e familjes së tyre zbritja është 30 %. Po ashtu anëtarët e SBASHK-ut përfitojnë nga ky memorandum mirëkuptimi zbritje prej 35% për syze të diellit si dhe në lente kontakti dhe xhama dioptrik, ndërsa për anëtarët e familjes së tyre të ngushtë kjo zbritje është 20 %.418275117 4643317379226126 5219089049389338353 n
Duhet theksuar se ky memorandum mirëkuptimi vlen për zinxhirin "Optika Moda" kudo në Kosovë : Prishtinë në Albi Mall, Rruga B, rruga "Agim Ramadani", në Fushë Kosovë, në Lipjan, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë, Suharekë, Gjilan, Prizren, Klinë e Pejë e së shpejti edhe në Podujevë e Gjakovë.

Takim me kryetarët e sindikatës së nivelit komunal dhe të universiteteve

Angazhime në realizimin e disa detyrave nga plani i punës për vitin 2024

Prishtinë, 16.01.2024
Capture4SBASHK-u ka mbajtur takimin e radhës me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të universiteteve për të bashkëbiseduar për detyra konkrete nga plani i punës për vitin 2024. Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka treguar për tryezën e mbajtur më 15 dhjetor të vitit të kaluar në të cilën kishin marrë pjesë përfaqësues të SBASHK-ut, Qendrës Amerikane të Solidaritetit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit Parlamentar për Arsim, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, të Drejtorive Komunale të Arsimit, Këshillit të Prindërve, të Odës së Mjekëve, Odës së Infermierëve, të Qendrës Arsimore e Kosovës, Institutit EdGuard, Këshilli i Nxënësve, të Asociacionit të Gazetarëve dhe Shoqatës së Psikologëve. Ai ka shtuar se pjesëmarrësit kanë vlerësuar lart idenë e përbashkët të SBASHK-ut dhe Qendrës Amerikane të Solidaritetit për organizimin e Konferencës me temën kyçe "Kujdesi për shëndetin mendor në shkolla", e cila do të mbahet në Prishtinë më 20 e 21 shkurt. Pas kësaj nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë zhvilluar një bashkëbisedë me pjesëmarrësit duke analizuar agjendën fillestare e duke përcaktuar detyra konkrete për veprimtarët e SBASHK-ut me qëllim që kjo ngjarje e veçantë të ketë rrjedhë të mbarë. Pas kësaj u bisedua edhe për ndihmën që duhet ofruar profesorëve të Departamentit të gazetarisë për ta realizuar një anketë në disa shkolla të Kosovës lidhur me edukimin medial me shpresën se në të ardhmen e afërt edukimi medial mund të jetë një lëndë e re mësimore në shkollat e Kosovës.Capture
Në këtë takim me kryetarët e sindikatës së nivelit komunal dhe të universiteteve u bisedua edhe për nisjen e përgatitjeve fillestare për shënimin e ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe duke u ndarë edhe detyra konkrete për realizimin e këtij aktiviteti. Në vazhdim u debatua edhe për çështje të tjera që janë ngritur nga pjesëmarrësit e këtij takimi nga larg.

Ma artikuj...

  1. Vazhdojnë përgatitjet për Konferencën Kombëtare të 20 e 21 shkurtit
  2. Një aktivitet i vlerësuar lart i SBASHK-ut dhe Qendrës Amerikane të Solidaritetit
  3. Përfaqësuesit e SBASHK në selinë e sindikatave në Bruksel
  4. Me veteranët e SBASHK-ut në një aktivitet të veçantë
  5. SBASHK nënshkroi marrëveshje me Ordinancën Fizioterapeutike “Synergy Clinic”
  6. Në Rahovec filloi trajnimi sipas kërkesave të anëtarësisë
  7. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim Ardian Gola u takua me përfaqësues të SBASHK-ut
  8. SBASHK-u sot vizitoi Asociacionin e Komunave të Kosovës
  9. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK në aktivitet të veçantë në Gjilan
  10. Kryetari i SBASHK-ut vizitoi minatorët grevistë
  11. Përfaqësues të Sindikatave të Arsimit nga e tërë bota u takuan në Meksikë
  12. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
  13. Kuvend zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në komunën e Vushtrrisë
  14. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK me aktivitete në Pejë e Gjakovë
  15. SBASHK vazhdon marrëveshjen e mirëkuptimit me Banjën “Nëna Naile“ në Kllokot
  16. Takim i rëndësishëm i Sindikatave të Arsimit të Evropës në kryeqytetin e Çekisë
  17. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK-u vazhdojnë me aktivitete sindikale
  18. SBASHK në Kongresin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë
  19. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama
  20. SBASHK i bashkohet dhembjes dhe lartëson kujtimin për rreshterin e vrarë në krye të detyrës
  21. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK vazhdojnë aktivitetet sindikale
  22. Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK në një aktivitet të veçantë sindikal
  23. Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan komunën e Gjakovës
  24. Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan komunën e Vitisë
  25. Olive Medical Group dhe SBASHK vazhdojnë bashkëpunimin
  26. Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan Mitrovicën
  27. Aktivitete në SBASHK në ditën e parë të vitit të ri shkollor
  28. SBASHK-Punëtorë të arsimit dhe ju nxënës urime viti i ri shkollor
  29. Dy aktivitete të veçanta në SBASHK pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor
  30. U përmbyll me sukses Kongresi virtual i EI-së
  31. Dita e dytë e Kongresit të 9-të Virtual Botëror të Edukimit Internacional
  32. SBASHK-u pjesëmarrëse në Kongresin e 9-të virtual botëror të Edukimit Internacional (EI)
  33. Grupi i tretë i pushuesve të SBASHK-ut në bregdetin shqiptar
  34. SBASHK me grupin e dytë të pushuesve në bregdetin shqiptar
  35. Fillim i mbarë i një aktiviteti tradicional të SBASHK-ut
  36. SBASHK dërgon 430 anëtarë në bregdetin shqiptar
  37. Konferencë në Tiranë "Sindikatat dhe puna e fëmijëve"
  38. Sindikalistët nga Amerika në Prizrenin e historisë
  39. Udhëheqës të Sindikatës së Mësuesve të Amerikës vizitë në Kosovë
  40. Në Tiranë u mbajt Konferencë rajonale e sindikatave të arsimit
  41. Edhe një angazhim i SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  42. Kuvend zgjedhor në Skenderaj
  43. Aktivitet i veçantë i sindikatave të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut
  44. Përvojat e grevave në SHBA barten te SBASHK-u
  45. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 18 e 19 marsit
  46. SBASHK organizon aktivitete edhe në fundjavën e 11 e 12 marsit
  47. Aktivitete festive të SBASHK-ut për ditën e madhe të mësuesit
  48. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në fundjavën e 4 e 5 marsit
  49. Edhe në këtë fundjavë SBASHK me aktivitete në shërbim të anëtarësisë
  50. SBASHK-u nënshkroi marrëveshje me “Pinea Medical Center”

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook