Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK në aktivitet të veçantë në Gjilan

Ide të reja për angazhime të përbashkëta si zë i fuqishëm sindikal

Prishtinë,06.11.2023
epara6.11Me veprimtarët sindikalë nga Gjilani, Vitia, Kamenica, Kllokoti e Novobërda është mbajtur punëtoria e SBASHK-ut e organizuar në mbështetje nga Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë. Kjo punëtori shënoi përmbylljen e suksesshme të këtij aktiviteti të veçantë sindikalë që ka nisur më 22 shtator në Prishtinë për të vazhduar edhe në qendrat tjera të Kosovës.
Në hapje të këtij aktiviteti në Gjilan zyrtarja e Qendrës Amerikane të Solidaritetit Bruna Hylviu ka përshëndetur pjesëmarrësit në emër të drejtorit të Qendrës, Stiven McClaud, i cili nuk ka mundur të jetë pjesë e këtij aktiviteti për arsye të angazhimeve të tjera sindikale. Ajo pastaj ka deklaruar se SBASHK-u falë angazhimeve të shumta dhe përkushtimit në shërbim të anëtarësisë gëzon respekt meritor dhe se Qendra Amerikane e Solidaritetit do të vazhdojë edhe në të ardhmen bashkëpunimin me qëllim që të ndihmojë forcimin e zërit sindikal. Në fjalën hyrëse kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka falënderuar Qendrën Amerikane të Solidaritetit që ka mundësuar organizimin e këtij aktiviteti me veprimtarë sindikalë nga gjithë komunat e Kosovës, që me sukses po përmbyllet në Gjilan. Jasharaj ka kujtuar se SBASHK vazhdon të ruaj miqësinë me Sindikatën Amerikane të Mësuesve dhe me shumë sindikata simotra nga Ballkani, Evropa e e tërë bota nga të cilat gjithmonë ka marrë mbështetje të fuqishme në përpjekjet e angazhimet për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë.
Në ditën e parë të këtij aktiviteti nënkryetarja Vjollca Shala ka prezantuar strukturën e SBASHK-ut duke u ndalur në organizimin që nga shoqatat sindikale, nivelet e për të ardhur deri te Kongresi, Këshilli Drejtues dhe organet tjera udhëheqëse të SBASHK-ut, të cilat zgjedhën me votën e lirë të anëtarësisë. Zyrtarja Hylviu pastaj ka treguar për organizimin sindikal në vende të ndryshme duke u ndalur të organizimi i brendshëm dhe ai i jashtëm sindikal.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka prezantuar fillimisht gjendjen me numrin e anëtarëve për komunat pjesëmarrëse në këtë aktivitet e pastaj përmes punës në grupe ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit për mënyrën e qasjes dhe komunikimit me të punësuarit në arsim për të shtuar vazhdimisht numrin e anëtarëve në SBASHK.
Në ditën e dytë të kësaj punëtorie kryetari i SBASHK-ut bashkë me pjesëmarrësit janë kthyer nëpër vite për të bashkëbiseduar për sfidat dhe arritjet e sindikatës sonë. Pjesëmarrësit kanë theksuar se vitet e 90-ta janë vite të krenarisë sepse SBASHK-u ka dhënë kontribut të lartë në organizimin e mësimit shqip duke u përballur me sfidat e shumta dhe me dhunën e egër të pushtuesit serb, që po mundohej kot ta ndalonte arsimin shqip në Kosovë.
Zyrtarja e Qendrës Amerikane të Solidaritetit Bruna Hylviu ka prezantuar para pjesëmarrësve në këtë punëtori organizimin e Sindikatave Amerikane e duke u fokusuar në përvojat e shumta të këtyre sindikatave. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka sqaruar disa nga çështjet lidhur me regjistrimin në eKosova duke prezantuar edhe një video të përgatitur e të publikuar në ueb faqen e SBASHK-ut.
Nënkryetarja Vjollca Shala bashkë me pjesëmarrësit kanë debatuar për angazhimet konkrete që këta veprimtarë sindikalë bashkë me kryetarët e nivelit komunal sindikal do marrin me qëllim që zëri sindikalë të jetë edhe më i fuqishëm në të ardhmen.edyta6.11
Në përmbyllje të këtij aktiviteti zyrtarja e Qendrës Amerikane të Solidaritetit Bruna Hylviu dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj kanë bërë një përmbledhje të këtij aktiviteti duke vlerësuar lart angazhimin e përkushtimin e pjesëmarrësve. Kryetari Jasharaj është shprehur se këto veprimtari dhe takimi me veprimtarët sindikalë nëpër komuna janë shumë të suksesshme sepse janë dhënë ide të shumta për aktivitete sindikale dhe ato do të përfshihen në Planin e punës për vitin 2024.
Bashkëpunimi i Qendrës Amerikane të Solidaritetit me SBASHK-un do të vazhdojë dhe qe tani kanë filluar angazhimet e përbashkëta për organizimin e një konference tematike për gjendjen në arsimin e Kosovës e në të cilën pritet të marrin pjesë përfaqësues nga SBASHK-u, MASHTI, DKA-të, mediet, Këshilli i Prindërve dhe Shoqëria Civile.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook