Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Fillim i mbarë i një aktiviteti tradicional të SBASHK-ut

Prezantim me dinjitet i figurës së punëtorit arsimor

Prishtinë, 21.06.2023
viber image 2023 06 18 09 08 37 803Ishin bërë gjithë përgatitjet për të nisur me aktivitetin tradicional për pushimet e një numri të konsideruar të anëtarëve të SBASHK-ut në bregdetin shqiptar. Ky aktivitet ka nisur më 15 qershor me grupin e parë prej 164 pushuesve nga Klina, Istogu, Peja, Deçani, Juniku, Gjakova, Rahoveci, Mitrovica, Ferizaj, Kamenica, Suhareka, Vushtrria, Universitetet, Prishtina e Dragashi. Duke dëshmuar se SBASHK nuk i harron bashkëkombësit tonë në Kosovën Lindore në këtë aktivitet mysafirë ishin edhe 2 përfaqësues nga ato troje.viber image 2023 06 19 21 18 38 407 Pushuesit po udhëtonin drejt bregdetit shqiptar me autobusë dhe për rrugëtimin e mbarë të tyre kujdeseshin Lumnije Berisha, Tafil Peci e Marigonë Bytyqi të ndihmuar nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Respekti i veçantë nga pronarët e kompleksit turistik "Bonita" dhe i tërë stafi dhe prezantimi me dinjitet i pushuesve, që po fillonin pushimet, bashkë me muzikën e zgjedhur në mbrëmje ka bërë që atmosferë e mrekullueshme të mbretëronte edhe në dy ditët e para kur moti nuk ishte krejt i favorshëm për t'u takuar me valët e qeta të detit shqiptar. Pushuesit takoheshin me kryetarin Jasharaj duke shprehur respekt për gjithë angazhimet e tij e të stafit qendror e për të falënderuar për këtë aktivitet të qëlluar. Lumnija, Nezi, Marigona, Tafili e Hakiu vazhdonin angazhimet duke bashkëbiseduar me pushuesit për të parë nëse ka ndonjë ankesë eventuale apo mos ka ndonjë rast që dikush mund të ketë probleme të vogla shëndetësore. Ditët e pushimit kanë ikur shpejt e në fletore kanë mbetur të shkruara shumë përshtypje të pushuesve, të cilat do të botohen në gazetën tonë "Arsimimi sot". Ky aktivitet do të vazhdojë me grupin e dytë të pushuesve më 25 qershor për t'u përmbyllur më 3 korrik me grupin e tretë. Besojmë se të 430 pushuesit do të prezantojnë me dinjitet figurën e punëtorit arsimor dhe do të ruajnë kujtime nga më të mirat buzë valëve të bregdetit shqiptar.
355030975 283656670791424 6964866008631036722 nNjë moment i veçantë gjatë pushimeve ishte vizita e drejtores së përgjithshme të Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli ne Uashington Melysa Spenber, që po shoqërohej nga drejtori i zyrës në Tiranë Steven McCloud dhe stafi i tij. Ata kanë zhvilluar një takim përmbajtjesor me kryetarin Jasharaj, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe me veprimtarë sindikalë duke bashkëbiseduar për gjithë situatën aktuale e duke parë se cilat do të jenë aktivitetet e radhës për të dëshmuar respektin dhe mbështetjen e Qendrës Amerikane të Solidaritetit në Uashington dhe zyrës në Tiranë si dëshmi se ata vlerësojnë lartë angazhimet e SBASHK-ut dhe ishin e janë pranë tyre në rrugëtimin për mbrojtjen e kërkesave legjitime të anëtarësisë dhe në përballjet me sfidat e kohës e që nuk janë të pakta për arsye të qasjes së gabueshme të Qeverisë ndaj sindikatave dhe dialogut social.
Për atmosferën në 5 ditët e pushimit të grupit të parë të pushuesve më shumë se ky shkrim flasin fotot që po publikojmë. Bashkë e në SBASHK.viber image 2023 06 17 12 33 08 228

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook