Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Rrahman Jasharaj

Kryetar

Rrahman Jasharaj u lind më 6 dhjetor 1960 në Staradran të Istogut. Jeton në Pejë.

Është mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Veprimtar sindikal që nga themelimi i SBASHK-ut.

Ka kryer detyra dhe funksione të shumta në Arsimin Fillor të Pejës, anëtar i kryesisë së SBASHK-ut gjatë gjithë viteve të okupimit.

Ishte koordinator i SBASHK-ut për komunat e rrafshit të Dukagjinit.

Ka kryer edhe funksionin e kryetarit të Kuvendit të Sindikatave të Arsimit Fillor të Kosovës për dy mandate. Vullnetarisht ka kryer edhe funksionin e zëdhënësit të SBASHK-ut.

Ishte anëtar i shumë komisioneve të SBASHK-ut dhe të komisioneve për negocim me të tjerët.

Ka punuar edhe gazetar në media të shkruara dhe në radio.

Është autor i dy veprave letrare e monografike.

Në Kongresin e 6-të të SBASHK-ut, më 22 shkurt 2014, u zgjodh kryetar i SBASHK-ut.

Rrahman Jasharaj, duke u bazuar në angazhimin e tij, të Kryesisë, stafit qendror, të kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve dhe veprimtarëve sindikalë, krijoi besim te anëtarësia, besim ky i dëshmuar edhe me rizgjedhjen e tij kryetar në Kongresin e 7-të të SBASHK-ut, mbajtur më 24 shkurt 2018, e pastaj edhe në Kongresin e 8-të të SBASHK-ut, mbajtur më 2 prill 2022.