Flutura Demaku Zariqi, e lindur në Prishtinë, e diplomuar në Departamentin e Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Prej vitit 2010 është në pozitën e Zyrtares së Lartë për Studime Themelore në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Kryetare e Sindikatës së UP-së nga viti 2021 deri në vitin 2026.
Aktualisht Kryetare e NSUSHK-së.
Jam certifikuar për trajnime të ndryshme, edhe nga programe vendore, por edhe ndërkombëtare, falë bashkëpunimit të Universitetit të Prishtinës me universitete në rajon dhe botë.
Jam certifikuar nga pjesëmarrja ime në International Staff Training Week of Charles University (CZ PRAHA 07), në Pragë të Çekisë në vitin 2019, në Usti nad Labem në Çeki në vitin 2022, në Universitetin e Eskishehirit në Turqi në vitin 2024, si dhe në Zarë të Kroacisë.
Njohje e mirë e programeve të PC-së, gjithashtu e gjuhës angleze.