Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Blerim Esat Mehmeti

Anëtar i Kryesisë

Blerim Esat Mehmeti, mësimdhënës, i lindur më 29.03.1967 në Përlepnicë. Shkollën fillore e kreu në Përlepnicë, pastaj vazhdoi po në Përlepnicë dy vitet e para të arsimit të mesëm, ndërsa vitin e tretë dhe të katërt e kreu në gjimnazin “Zenel Hajdini”.

Si nxënës dhe si i ri mori pjesë aktive në jetën rinore të kohës. Në vitin 1989 e regjistroi SH.L.P. “Skënderbeu” në Gjilan, të cilën e përfundoi me sukses të lartë dhe diplomoi në maj të vitit 1992.

Nga ky vit punoi me kohë të caktuar disa herë në shkollën fillore “Skënderbeu” në Përlepnicë.

Nga shtatori i vitit shkollor 1996 filloi punën në paralelen e ndarë të shkollës fillore “Skënderbeu” në Verbicë të Kmetocit.

Në Verbicë të Kmetocit punoi për 12 vite me klasë të kombinuara. Gjatë kësaj kohe përcolli 6 gjenerata nxënësish. Nga viti 2008 u transferua në shkollën amë në Përlepnicë, ku vazhdon të punojë.

Për shkak të kërkesave në rritje për avancim dhe ngritje profesionale, në vitin 2012 e regjistroi programin e AKM-së (Avancimi i Kualifikimit të Mësimdhënësve) dhe e përfundoi me sukses të lartë në qershor të vitit 2014.

Ndër të tjera, është edhe aktivist sindikal. Më 19.03.2013, kur është zgjedhur për herë të parë kryetar i SBASHK-ut në nivel komunal, vazhdon edhe tani ta kryejë këtë funksion.

Nga viti 2017 është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parafillor, Fillor dhe të Mesëm të Ulët në kuadër të SBASHK-ut, për t’u rizgjedhur në vitin 2021.

Ai është pjesë edhe e Komisionit të “KES”-it, organ ky që funksionon nga viti 2011 si organ rregullativ trepalësh (përfaqësues të qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave).

Mësuesi Blerim është bashkautor i monografisë së shkollës, së bashku me Mr. Fidan Shaqiri.