Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Blendor Shatri

Zyrtar Ligjor

Blendor Shatri, i lindur më 22.11.1989 në Istog. Jeton dhe punon në Prishtinë. Diplomoi në vitin 2014 në Universitetin Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik.

Është trajner i licencuar nga MASHTI për trajnimet “Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social” dhe “Udhëheqje dhe Planifikim Strategjik në Arsimin Parauniversitar”.

Është përfaqësues i SBASHK-ut në BSPK dhe, nga aty, përfaqësues në këto pozicione: Kryetar i Komisionit Statutar të BSPK-së në dy mandate, Kryetar i Komisionit Statutar të SBASHK-ut në një mandat, Anëtar i Komisionit për Legjislacion Trepalësh në KES në dy mandate, si dhe Anëtar i NETLEX, Rrjetit të Juristëve të Sindikatave Evropiane në ETUC.

Është ekspert për siguri dhe shëndet në punë. Nga janari deri në gusht të vitit 2015 punoi në SBASHK në kuadër të projektit të financuar nga Zyra e BE-së, i implementuar nga SBASHK-u.

Nga shtatori 2015 deri në maj 2016 punoi në MBPZHR – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, si zyrtar për pagesa direkte.

Nga qershori 2016 e deri më tani është Zyrtar Ligjor në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës.

Nga muaji dhjetor 2025 është anëtar zëvendësues në Këshillin Ekonomik Social Evropian, si përfaqësues i punëtorëve nga Kosova.