Nezafete Jakupi ka lindur në Shalë të Vushtrrisë. Arsimin fillor e ka përfunduar në dy shkolla dhe dy fshatra: katër vite në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në vendlindje dhe katër vite në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në fshatin Vërri.
Shkollën e Mesme të Lartë e ka ndjekur në ShMT “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri.
Ajo është e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ka përfunduar Master në Menaxhment, specializim Menaxhment, në Kolegjin Privat “Universum” në Prishtinë.
Aktualisht, Nezafete Jakupi është edhe trajnere e SBASHK-ut, e licencuar nga MASHT-i me temën: “Edukimi Medial dhe Roli i Tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik.”
Përvoja profesionale dhe angazhimet
2002–2003: Mësuese në kursin “Shkrim-Lexim” për vajza të paarsimuara, nën organizimin e Grupit “Veteranët e Arsimit të Kosovës” dhe MASHT-it.
2003–2004: Angazhim në Indeks Kosova, kompani private për hulumtime në Prishtinë.
Që nga dhjetori i vitit 2004: Libërmbajtëse Financiare / Arkëtare në SBASHK, detyrë që e ushtron me përkushtim dhe profesionalizëm.
2018: Zgjedhje si Kryetare e Komisionit Mbikëqyrës të BSPK-së, me mandat katërvjeçar; rizgjedhje në vitin 2021 për një mandat të ri.
Certifikimet dhe trajnimet
2006: “Zhvillimi i Projekteve” – IPKO Institute.
2010–2011: European Computer Driving Licence (ECDL), 7 module.
Trajnime në “Vlerësimi Organizativ dhe Zhvillimi i Burimeve Njerëzore” dhe “Mbledhja e Fondeve dhe Menaxhimi Financiar”.
2017: International Education Trade Unionism Certificate Program, TODAIE & Egitim Bir-Sen, Ankara, Turqi.
Nezafete Jakupi përfaqëson profesionalizmin dhe përkushtimin në menaxhimin financiar dhe administrativ të SBASHK-ut, duke kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e institucioneve sindikale dhe arsimit në Kosovë.