Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Drita Vitia-Zeneli

Zyrtare për Informim dhe Trajnime në SBASHK

Drita Vitia-Zeneli ka lindur më 3 dhjetor 1986 në Prishtinë. Ka përfunduar studimet master në Gazetari dhe Kontakte me Publikun, në Fakultetin e Filologjisë, Universitetin e Prishtinës.

Ka përvojë shumëvjeçare në media të shkruara, televizive, radiofonike dhe online. Karrierën e ka nisur në vitin 2007 në televizionin “Kohavision”, për të vijuar më pas në gazetat “Infopress” dhe “Tribuna Shqiptare”, si dhe në televizionin “Top Kosova” dhe revistën “IP Magazinë”.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017 ka punuar si gazetare në Agjencinë e Lajmeve “Kosovapress”.

Nga viti 2017 deri në prill 2022 ka qenë gazetare në Radio Kosova 1 (RTK), e angazhuar në lajmet qendrore dhe raportime të drejtpërdrejta nga terreni.

Nga gushti 2022 deri në qershor 2024 ka punuar si redaktore në portalin Tëvë1.

Që nga viti 2008 ka bashkëpunuar me disa revista brenda dhe jashtë Kosovës dhe ka ndjekur trajnime të organizuara nga OSBE-ja në fushën e të drejtave të njeriut.