03.10.2026
SBASHK filloi të shtunën me dy grupe të trajnimit në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, në komunën e Deçanit.

Me rastin e fillimit të këtyre trajnimeve, mësimdhënësit i vizitoi kryetari i NSKAP-it për Deçan, Burim Avdiaj, i cili i përgëzoi mësimdhënësit për gatishmërinë për zhvillim profesional si dhe u dëshiroi arritje sa më të larta.

Trajnimet po mbahen në shkollën ”Lidhja e Prizrenit” dhe ”Isa Boletini”, derisa po udhëhiqen nga trajnerët e përcaktuar nga SBASHK, Samir Jupa dhe Erzen Krasniqi.