Keni paqartësi? Këtu kemi përmbledhur përgjigjet për pyetjet më të zakonshme që na drejtohen nga mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit lidhur me të drejtat, kontratën kolektive dhe anëtarësimin.
Mësoni hapat e thjeshtë për t'u bërë anëtar i SBASHK-ut, shkarkoni formularin dhe bashkohuni me ne.
Informacione mbi mbrojtjen juridike që ofron sindikata për anëtarët në rast të shkeljes së të drejtave të punës.
Detaje mbi kuotën e anëtarësimit, fondin e grevës dhe ndihmat financiare në raste të veçanta për anëtarësinë
Keni paqartësi? Këtu kemi përmbledhur përgjigjet për pyetjet më të zakonshme që na drejtohen nga mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit lidhur me të drejtat, kontratën kolektive dhe anëtarësimin.
Pyetje:
Pse SBASHK-u nuk ka një avokat, i cili do të mbronte interesat e SBASHK-ut dhe antaresisë së saj? Pse është pezulluar greva? Mendoj se kjo është bërë me mendimin personal të kryetarëve të SBASHK-ut të komunave të Kosovës e veqanërisht të Malishevës dhe nuk është përfill mendimi i bazës së anëtarësisë sindikale. Kjo ndërprerje e ka zbehë imazhin e SBASHK-ut në nivel vendi.
Përgjigjje:
SBASHK-u ne kuadër të projektit të SBASHK-KEC, financuar nga zyra e Komisionit Evropian në Kosovë “Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore” ka angazhuar nga muaji Mars një avokat që do të merret me çështjet ligjore të SBASHK-ut dhe anëtarësisë së saj, si dhe një jurist që
do të jetë në shërbim të anëtarëve, dhe do të ofrojë shërbime konsultuese.
Greva është pezulluar, pasi që Ministri deklaroi në mbledhjen e Këshillit Drejtues, se do të bëhet pagesa me ndryshime në muajin mars, por një gjë të tillë, e pamë se nuk ndodhi ashtu.
SBASHK-u do të mbajë një Këshill Drejtues dhe pas pushimeve pranverore do të shpallë Grevë të Përgjithshme në nivel vendi.
Ndërsa sa i përket vendimeve, Komuna e Malishevës përfaqëson vetëm një votë, dhe çdo vendim përfundimtar merret nga Këshilli Drejtues
Pyetje:
Në shkollën tone një arsimtar ia ka filluar punes ne shtator te ketij viti, ky ka ardhur nga SHFM ” ASLLAN THAQI ” nga Karaçeva e Poshtme dhe nuk posedon kartelë të sindikatës. A keni mundësi me ia bërë kartelën?
Përgjigjje:
Kandidati, Skender Keka, duhet të hyj në web-faqen e SBASHK-ut:http://www.sbashk-rks.org/.
Në këtë web-faqe,në anën e djathtë gjendet një rubrikë ku shkruan FORMULARI PER KARTELA SINDIKALE – SHKARKO KETU, pasi të klikoni aty, automatikisht formulari do të hapet në kompjuterin e tij dhe atë formular duhet ta plotësoni në mënyrë elektronike me të gjitha të dhënat e kërkuara. Atë formular të plotësuar, na dërgoni pastaj në këtë email adresë: info@sbashk-rks.org
Pyetje:
SHMLP “Andrea Durrsaku” Kamenicë
Ne si shkollë e mesme tashmë kemi sindikatën tonë të mbrendshme dhe organet udhëheqëse të Saj (kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe kryesinë e sindikatës). Ne shprehim gadishmërinë tonë të bashkëpunojmë me SBASHK-un dhe mundësinë e inkuadrimit tonë këtë sindikatë. Jemi mbi 50 anëtarë. Kërkesa ime dhe e kryesisë është që të takohemi me organet më të larta të SBASHK-ut dhe t’i disktojmë këto qështje. Shpresojmë në mirëkuptim dhe caktimin e një takimi të tillë. Mundësisht takimin ta mbajmë pasdite, pas orës 14:00 në cilën do ditë.
Me rrespekt, Kushtrim Biqkaj!
Përgjigjje:
Së pari ju falënderojmë për gatishmërinë për bashkëpunim me SBASHK-un dhe mundësinë e inkuadrimit në SBASHK.
Ne ju njoftojmë se jeni të mirëseardhur që nga e Hëna, nga ora 14 deri ne ora 16 apo kurdo që ju jeni të gatshëm.
Përgjigjje:
Fillimisht ju njoftojmë se me ankesë të shkruar t’i drejtoheni përfaqësuesit sindikal në komunën tuaj, i cili ankesën tuaj do t’a procedojë tutje.
Nëse ankesën tuaj e keni drejtuar në DKA në komunën tuaj, atëherë përfaqësuesi sindikal duhet të jetë i njoftuar, në mënyrë që të dihen rrugët për vazhdim të procedurës së mëtutjeshme.
Ndërsa sa i përket përvojës së punës, ajo duhet të paguhet nga 1 janari 2015 (sipas Kontratës Kolektive të Arsimit Parauniversitar të nënshkruar në mes SBASHK-MASHT në prill2014)
Përgjigjje:
Një shkollë e mesme është shoqatë sindikale.
Organet e shoqatës sindikale janë:
1. Kuvendi i Shoqatës Sindikale
2. Kryesia e Shoqatës Sindikale
3. Komisioni Mbikqyrës i Shoqatës Sindikale
Për më shumë informata rreth organizimit, përbërjes së një Shoqate Sindikale, mund të i referoheni nenit 28, 29, 30, 31, 32 dhe 33 të Statutit të SBASHK-ut, të cilin mund ta gjeni në web-faqen e SBASHK-ut :
.
Përgjigje:
Po, pajisja me kartela të anëtarësisë në SBASHK bëhet përmes plotësimit të një formulari dhe atë formular na dërgoni tek ne në mënyrë elektronike në këtë email: sbashk2004@yahoo.com ose info@sbashk-rks.org.
Pastaj qendra e SBASHK-ut i përpunon të dhënat në software, i shtyp kartelat dhe ju përcjell përmes kryetarit të sindikates komunale të komunës suaj.
Ky eshte linku ku mund te shkarkoni formularin per plotesim:
Pyetje:
Fatmire Bajra,Prishtinë:
Pershendetje, jam mesuse e mesimit klasor ne nje shkolle ne Prishtine qe shtate vite. Cdo vit kemi pasur kontrata nje vjeqare e tash ende nuk kemi kontrata pune d.m.th. punojm pa kontrata pune me sa me duket mua nuk ka askush kontrat pune ne komunen e Prishtines.Me intereson te di, si dhe sa do te jete kontrata e punes ne te ardhmen nje vjeqare apo me shume?. Pytja tjeter eshte se a do te perfshihen te gjithe mesimedhenesit qe punojne vetem me shkolle te larte ne studime pasi qe afati i fundit eshte viti 2016, qe te gjithe mesimedhenesit duhet te kene perfunduar studimet 4 vite. Jam shume e interesuar qe ti vazhdoj keto studime sa me shpejt por deri tash nuk me kan thirre. Me shpresen se do marre nje pergjigjje nga Ju Faliminderit per mirkuptim.
Përgjigjje:
SBASHK-u është angazhuar që në tërë Kosovën kontratat indivduale të jenë unike për nga forma dhe përmbajtja.
Me insistimin tonë është ndërprerë shpërndarja e kontratave individuale dhe në takimet e përbashkëta MASHT,SBASHK dhe DKA është formuar komisioni i përbashkët, i cili do të jep propozimin për KONTRATEN UNIKE INDIVIDUALE.
Pas kësaj, DKA-të do të shpërndajnë kontratat individuale unike.
SBASHK-u mbron qëndrimin për kontrata në afat të pacaktuar për mësimdhënësit që kanë ngritje profesionale të duhur dhe adekuate.
Me Udhëzim Administrativ të MASHT-it është përcaktuar se mësimdhënësit mbi moshën 51 vjeçare nuk janë të obliguar të vazhdojnë me arsimimin pa shkëputje nga puna.
Ju këshillojme që të paraqiteni në DKA-në e Komunës suaj dhe për të marre informacione shtesë.
Pyetja:
Lulzim Qehaja, Kamenicë:
Une jam anëtar i SBASHK-ut qe nga fillimi, qfarë date duhet te plotesoj ne formular dhe qfare te shkruaj per numrin e punes?
Përgjigjje:
Në formularin për kartela sindikale duhet të shkruash datën kur je bërë anëtar i SBASHK-ut (nëse nuk e din të saktë,e shënon datën e përafërt), ndërsa te numri i punës, shënon numrin e listës së pagave që fillon me EM….
Këtu mund të na bëni pyetjet tuaja, kërkesat, sugjerimet apo çdo çështje që lidhet me SBASHK-un. Thjesht shkruani çfarë ju nevojitet më poshtë dhe ne do t'ju përgjigjemi sa më shpejt. Ju mirëpresim!
Na shkruani për anëtarësim, pyetje ose sugjerime. Së bashku jemi më të fortë – presim mesazhin tuaj!