Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Urime Dita Botërore e Mësuesve – 5 Tetor 2026

Sot, më 5 Tetor, në Ditën Botërore të Mësuesve, SBASHK-u u shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë të gjithë mësimdhënësve për punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin e brezave dhe në ndërtimin e së ardhmes së shoqërisë.

Këtë vit shënojmë 60-vjetorin e Rekomandimit të ILO-s dhe UNESCO-s për Statusin e Mësuesve, një dokument historik që thekson rëndësinë e të drejtave, dinjitetit, statusit dhe kushteve të punës së mësimdhënësve.

“Në krah të mësuesve: 60 vjet mbrojtje e profesionit, avancim i statusit të tij dhe formësimi i të ardhmes sonë.”

SBASHK-u do të vazhdojë të jetë në krah të mësimdhënësve, duke mbrojtur të drejtat e tyre, dinjitetin profesional dhe duke kërkuar vazhdimisht investime e politika që e bëjnë arsimin dhe profesionin e mësuesit më të fuqishëm.

Urime 5 Tetori – Dita Botërore e Mësuesve!

Respekt dhe mirënjohje për çdo mësimdhënës! 📚

SBASHK – Në krah të mësimdhënësve!

Bashkohu

Dëshironi të bëheni pjesë e SBASHK-ut?

Na shkruani për anëtarësim, pyetje ose sugjerime. Së bashku jemi më të fortë – presim mesazhin tuaj!