Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Afërdita Ahmeti

Zyrtare Administrative

Afërdita Ahmeti ka lindur më 27.09.1973 në Prishtinë. Ka diplomuar në Administratë Publike në Kolegjin AAB, me përvojë të gjatë në punë administrative dhe menaxhim të dokumentacionit.

Ka punuar si zyrtare administrative në kompani sigurimesh, instruktore dhe zyrtare administrative në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK).

Pas përfundimit të projekteve, duke u bazuar në angazhimin dhe fleksibilitetin që kishte treguar, Afërdita ka vazhduar menjëherë punën në vitin 2014 si zyrtare administrative, ku ende punon në SBASHK.

Pozita e saj përfshin regjistrimin e kartelave të anëtarëve të SBASHK-ut. Aktualisht është e angazhuar në regjistrimin dhe menaxhimin e kartelave të anëtarëve. Njihet për korrektësi, përgjegjësi dhe përkushtim në punë.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Administratë dhe menaxhim dokumentacioni

  • Regjistrim dhe përpunim të dhënash

  • Përdorimi i programeve (ECDL)

  • Komunikim dhe bashkëpunim në ekip