Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Shukrie Gori Markovic

(Asistente përkthyese – Gjuhë Shqipe / Angleze)

Shukrie Gori Markovic ka lindur më 22 prill 1985 në Prishtinë, ku ka zhvilluar dhe vazhdon të zhvillojë veprimtarinë e saj arsimore, profesionale dhe shoqërore. Ajo është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.

Arsimin e mesëm e ka përfunduar në Shkollën e Mesme Elektroteknike të Kompjuterëve “Gjin Gazulli” në Prishtinë. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, në drejtimin Etnologji, ndërsa studimet pasuniversitare (Master) i ka përfunduar në Kolegjin AAB, në drejtimin Administratë Publike dhe Diplomaci.

Gjatë karrierës së saj profesionale, ka fituar përvojë të gjerë dhe të larmishme në sektorë të ndryshëm. Ka punuar si anketuese hulumtuese në “Index Kosova”, si dhe ka qenë e angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) gjatë proceseve zgjedhore në Kosovë. Gjithashtu, ka punuar me kontrata afatshkurtra në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.

Përvoja e saj profesionale përfshin edhe sektorin privat, ku për disa vite ka punuar si Merchandiser për NIVEA Kosovë, në mbikëqyrjen e mallit dhe menaxhimin e asortimentit, si dhe si agjente e shitjes dhe shërbimit ndaj klientit në Studio Moderna – Top Shop (Call Center).

Një pjesë e rëndësishme e angazhimit të saj ka qenë puna vullnetare dhe sociale në organizata humanitare dhe këshilluese, përfshirë organizatat “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur” dhe OJQ “Lady”.

Për më tepër, ajo ka ndjekur trajnime të shumta profesionale dhe avancuese në Kosovë, duke u fokusuar në fusha si Marketing Essentials, Women in Tech, trajnimet kundër diskriminimit njerëzor dhe racor, si dhe pjesëmarrje në konferenca vendore dhe ndërkombëtare.

Prej tre vitesh, Shukrie Gori Markovic është në marrëdhënie pune si themeluese dhe Drejtore Ekzekutive (CEO) e organizatës së saj OJQ Hanuma, ku vazhdon të kontribuojë me përkushtim, vullnet dhe entuziazëm në projekte me vlera edukative, arsimore, kulturore dhe integruese.

Aktualisht, ajo është e angazhuar në Sindikatën e Arsimit në pozitën e Asistentes përkthyese, duke ofruar përkthim profesional nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas.

Zonja Gori Markovic ka të përfunduara katër nivele të gjuhës angleze dhe zotëron njohuri të mira të gjuhës boshnjake, çka e bën një bashkëpunëtore të vlefshme në mjedise institucionale dhe ndërkombëtare.