Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Hanife Salihu

Anëtare e Kryesisë

Hanife Salihu është e lindur në qytetin e Ferizajt. Ajo është magjistre e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe punon si mësimdhënëse në shkollën e mesme “Qendra e Kompetencës”, në Ferizaj. Në shkollë ka dhënë një kontribut të çmuar në cilësinë e Kryetares së Këshillit të Arsimtarëve, si dhe në punët e tjera në shkollë, për çka edhe gëzon një reputacion të mirë.

Ajo është Kryetare e Arsimit të Mesëm të Lartë të Kosovës në SBASHK.

Ka të përfunduara trajnimet: Metodikë/Didaktikë, Didaktikë profesionale, Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social, Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar, ECDL, si dhe trajnimin: Udhëheqja Arsimore prej 7 moduleve, të organizuar nga LUX-DEV dhe Ministria e Arsimit, etj. Po ashtu, është edhe trajnere.

Aktiviste për çështje të ndërtimit të institucioneve të Kosovës.

Në vitet e 1990-ta, aktiviste për çështjen kombëtare.

Hanife Salihu shkruan edhe opinione në mediat e shkruara në Kosovë.