Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vjollca Shala

Nënkryetare

E lindur në Mitrovicë, ku ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Është inxhiniere e diplomuar e elektroteknikës, drejtimi Kompjuterikë me Telekomunikacion, në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës, si dhe magjistre e Informatikës në Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore, Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Nga viti 2001 deri në vitin 2019 ka punuar si mësimdhënëse e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Që nga viti 2013 është e angazhuar në mënyrë aktive në lëvizjen sindikale të arsimit të Kosovës, SBASHK, duke ushtruar funksione të rëndësishme drejtuese në nivel lokal: kryetare e shoqatës sindikale “Frang Bardhi” në Mitrovicë; kryetare e nivelit të sindikatës komunale të arsimit parauniversitar në Mitrovicë dhe kryetare e sindikatës së arsimit të mesëm të lartë në nivelin qendror; nënkryetare për dy mandate. Aktualisht është Nënkryetare e SBASHK-ut (rizgjedhur në prill 2022), anëtare e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së dhe kryetare e Komisionit Profesional për paga, çmime dhe pensione.

Ka marrë pjesë në konferenca të rëndësishme të ETUCE-së dhe EI-së dhe është anëtare e Komitetit të ETUCE-së 2025–2028 dhe anëtare e Komitetit të Përhershëm të Kërkimit në Arsimin e Lartë (HERSC) të ETUCE-së. Ka përfaqësuar SBASHK-un si delegate në Kongresin e EI-së në vitin 2019, të mbajtur në Bangkok, Tajlandë, dhe në vitin 2024 në Buenos Aires, Argjentinë.

Ka ndjekur trajnime të shumta të profilit arsimor dhe sindikal dhe është trajnere e programeve të trajnimit: “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, “Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në arsimin parauniversitar” dhe “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”.