
Në Viti mbajt Kuvendi Zgjedhor i Nivelit Sindikal Komunal të Arsimit Parauniversitar (NSKAP), ku u zgjodhën kryetarja, nënkryetari, kryesia e re e NSKAP-it të Vitisë, delegatët për Kongresin e SBASHK-ut, si dhe anëtarët për Këshillin Drejtues të SBASHK-ut.
Gjatë procesit zgjedhor në Viti ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të SBASHK-ut: Kryetari Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala, Sekretari i Përgjithshëm, Ymer Ymeri dhe kryetari i Komisionit Statutar, Blendor Shatri.
Ky kuvend u organizua në kuadër të zgjedhjeve të rregullta, të cilat gjatë vitit 2025 u mbajten në të gjitha shoqatat sindikale dhe dhe tani po mbahen në të gjitha nivelet komunale, universitare dhe të kulturës që veprojnë në kuadër të SBASHK-ut.
Procesi zgjedhor në Viti u zhvillua në mënyrë të rregullt, demokratike dhe pa asnjë pengesë.
Kryetare e NSKAP-it të Vitisë u zgjodh Makfirete Zuka ndërsa nënkryetar, Muhamet Avdiu.
Kuvendi i NSKAP-it të Vitisë i propozoi Kongresit të SBASHK-ut kandidaturën e z. Blendor Shatri për Kryetar të SBASHK-ut, ndërsa propozoi që z. Ymer Ymeri t’i vazhdohet edhe një mandat si Sekretar i Përgjithshëm i SBASHK-ut.