
23.11.2024
SBASHK ka filluar të shtunën me gjashtë grupe të reja të trajnimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”.
Në komunën e Suharekës, trajnimin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie'' e kanë filluar dy grupe të reja të trajnimit me trajnerët e përzgjedhur nga SBASHK: Bahrije Elshani dhe Emin Hoxha, ndërsa trajnimet i ka vizituar nga afër edhe kryetari i SBASHK-ut për Suharekë, Nazim Gashi. Në këtë komunë, të dielën fillon edhe grupi i tretë i trajnimit, me trajner Korab Blakaj.
Po ashtu, të shtunën me nga një grup të trajnimit ka filluar edhe Prizreni, me trajner Naser Kastratin, derisa gjatë ditës, mësimdhënësit i ka vizituar edhe nënkryetarja e SBASHK-ut në këtë komunë, Hyrije Hoti.

Me programin e njëjtë të shtunën ka filluar një grup i trajnimit edhe ne Dragash me trajner Admir Halimi, kurse mësimdhënësit gjatë trajnimit i vizitoi kryetari i SBASHK-ut për Dragash, Vloran Krasniqi.
Ndërsa në Mitrovicë, trajnimin ''Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie'' po e udhëheqë trajneri Afrim Haziri. Mësimdhënësit gjatë trajnimit i vizitoi edhe kryetari i SBASHK-ut për Mitrovovë, Isa Ismajli.
Kurse me një grup të trajnimi në programin e njëjtë ka filluar edhe Shtimja, me trajner Arben Zymeri. Tranimin nga afër e ka përcjellë edhe kryetari i SBASHK-ut për Shtime, Xhavit Rexhaj.