Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK filloi takimet me kryetarët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare

467978175 4960419304182597 6498284554021054275 n
22.11.2024
Nisma qytetare për ndryshim-plotësimet në Ligjin për skemat pensionale, e mbështetur nga 20,606 nënshkrime, ka kaluar disa nga procedurat e parapara dhe pritet të rikthehet në Kuvendin e Kosovës për procedura të mëtejshme deri në votimin nga deputetët.
Për të përshpejtuar këto procedura dhe për të kërkuar mbështetjen e subjekteve politike, SBASHK-u ka dërguar ftesa për takime kryetarëve të VV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Takimet kanë nisur këtë të premte me pjesëmarrjen e Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, dhe shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri. Ata u takuan me Kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, Sekretarin e Përgjithshëm, Ymer Ymeri, dhe zyrtarin ligjor, Blendor Shatri.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut falënderuan përfaqësuesit e PDK-së për përgjigjen e tyre pozitive dhe prezantuan procedurat që ka kaluar nisma qytetare për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Ata theksuan se qëllimi është rikthimi i të drejtës që vitet e 90-ta të konsiderohen vite kontributdhënëse, duke përfshirë edhe vitet deri në fillimin e funksionimit të Trustit Pensional.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut u shprehën se situata aktuale është e papranueshme, pasi favorizohen ata që kanë qenë lojalë ndaj pushtuesit serb, ndërsa ndëshkohen ata që kanë punuar dhe kontribuar për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, shprehën mbështetjen e tyre për këtë nismë qytetare, duke premtuar angazhim maksimal në Kuvend, duke e cilësuar këtë çështje si një hap të rëndësishëm për njohjen e kontributit të viteve të 90-ta – një periudhë e lavdishme për popullin dhe shtetësinë e Kosovës.
SBASHK shpreson që gjatë javës së ardhshme të zhvillojë takime edhe me kryetarët dhe shefat e grupeve parlamentare të VV-së, LDK-së dhe AAK-së.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2024

sbashk2023

 

 

 

Gazeta - SBASHK

 

Gazeta e fundit - Kliko Foto-n 

gazeta mars 2025

 

Gazeta, Shkurt 2025 - Kliko

Gazeta, Janar 2025 - Kliko

Gazeta, Dhjetor 2024 - Kliko

Gazeta, Nentor 2024 - Kliko

Gazeta, Tetor 2024 - Kliko
Gazeta, Shtator 2024 - Kliko

Gazeta, Gusht 2024 - Kliko

Gazeta, Korrik 2024 - Kliko

Gazeta, Qershor 2024 - Kliko

Gazeta, Maj 2024 - Kliko

Gazeta, Prill 2024 - Kliko 

Gazeta, Mars 2024 - Kliko 

Gazeta, Shkurt 2024 - Kliko 

Gazeta, Janar 2024 - Kliko

Gazeta, Dhjetor 2023 - Kliko

Gazeta, Nentor 2023 - Kliko

Gazeta, Tetor 2023 - Kliko

Gazeta, Shtator 2023 - Kliko

Gazeta, Gusht 2023 - Kliko

Gazeta, Korrik 2023 - Kliko

Gazeta, Qershor 2023 - Kliko

Gazeta, Maj 2023 - Kliko 

Gazeta, Prill 2023 - Kliko

Gazeta, Mars 2023 - Kliko

Gazeta, Shkurt 2023 - Kliko

Gazeta, Janar 2023 - Kliko

Gazeta, Dhjetor 2022 - Kliko

Gazeta, Nentor 2022 - Kliko 

Gazeta, Tetor 2022 - Kliko

Gazeta, Shtator 2022 - Kliko

Gazeta, Gusht 2022 - Kliko

Gazeta, Korrik 2022 - Kliko

Gazeta, Maj 2022 - Kliko

Gazeta, Prill 2022 - Kliko

Gazeta, Mars 2022 - Kliko

Gazeta, Shkurt 2022 - Kliko

Gazeta, Janar 2022 - Kliko

Gazeta, Dhjetor 2021 - Kliko

Gazeta, Nentor 2021 - Kliko

Gazeta, Tetor 2021 - Kliko

Gazeta, Shtator 2021 - Kliko

Gazeta, Qershor 2021 - Kliko

Gazeta, Maj 2021 - Kliko

Gazeta, Prill 2021 - Kliko

Gazeta, Mars 2021 - Kliko

Gazeta, Shkurt 2021 - Kliko

Gazeta, Janar 2021 - Kliko

Gazeta, Dhjetor 2020 - Kliko

Gazeta, Nentor 2020 - Kliko

Gazeta, Tetor 2020 - Kliko

Gazeta, Shtator 2020 - Kliko

Gazeta, Gusht 2020 - Klik

Gazeta, Korrik 2020 - Kliko

Gazeta, Qershor 2020 - Kliko

Gazeta, Maj 2020 - Kliko

Gazeta, Prill 2020 - Kliko

Gazeta, Mars 2020 - Kliko

Gazeta, SHkurt 2020 -Kliko

Gazeta, Janar 2020 - Kliko

 

 

Arkiva e gazetës - Kliko

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook