Kongresi i 10 Botërore i Internacionales të Arsimit i cili u mbajt nga data 25 korrik deri më 2 gusht 2024 në Buenos Aires të Argjentinës ka përmbyllur me sukses punimet duke debatuar shtruar për problemet e shumta të arsimit në të gjitha vendet e botës e duke aprovuar një varg Rezolutash si alarm ndaj qeverive që të respektojnë demokracinë dhe të zhvillojnë dialog të sinqertë në mbrojtje të figurës së mësuesit kudo në botë. Gjatë ditëve të Kongesit përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë ndjerë respektin e lartë që ka EI dhe shumë nga sindikatat e botës për Sindikatën e Arsimit të Kosovës. Kjo është thënë në takimet e zhvilluara me kryetarin e ri të EI-së Mugvena Maluluke, me nënkryetaren Johanna Jaara Astrad , por edhe me sekretarin e përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit, David Edvards, i cili mori besimin edhe për një mandat në këtë detyrë tepër të rëndësishme në EI. Takime patën edhe me Kryetaren e deritashme të EI Susan Hopgood dhe nënkryetaren e EI Lily Eskelsen Garcia nga NEA e SHBA-së.Nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri në takimet miqësore me këta përfaqësues të lartë të sindikatave të botës u kanë përcjellë atyre përshëndetjet dhe falënderimet e e kryetarit Jasharaj dhe gjithë anëtarësisë duke i njoftuar për gjithë agazhimet e sindikatës në shërbim të anëtarësisë, për sfidat , por edhe për arritjet e shumta. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë marrë përgëzime për këto angazhime dhe u është thënë se gëzojnë përkrahje të plotë nga Internacionalja Botërore e Arsimit në rrugëtimin e vështirë , por shumë të suksesshëm si zë i fuqishëm sindikal.
Një takim të veçantë përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë zhvilluar edhe me kryetarin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Larry Flanagan, i cili ka përgëzuar SBASHK-un për gjithë angazhimet dhe ka përseritur përkrahjen e fuqishme të ETUCE për sindikatën e arsimit të Kosovës.
Takime në atmosferë vëllazërore përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë zhvilluar edhe me përfaqësues të lartë të sindikatave të punëtorëve të arsimit të SHBA Randi Veingarten, Daniel Montgomery, Lily Eskelse e Princess R.Moss.
Nga takimet e rëndësishme të përfaqësuesve të SBASHK-ut në kuadër të Kongrest të 10 të Inernacionales Botërore të Arsimit do veçuar edhe atë me Finnern Maike – Andare e Bordit të EI nga Evropa dhe Kryetare e GEW të Gjermanisë,Trudy Kerperien – nënkryetare e ETUCE nga sindikata Aob Holandë , Marjana Kolar – Kryetare e Sindikatës së Arsimit të Sllovenisë dhe me sindikalistët e Arsimit të Izraelit. Në këto takime është bashkëbiseduar për situatën aktuale të arsimit në këto shtete dhe për forcimin e bashkëpunimit mes këtyre sindikatave.