Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfaqësues nga SBASHK morën pjesë në përmbylljen e fazës së parë të projektit “Aftësim për trgeun e punës”

Prishtinë 06.06.2024
Përfaqësues të SBAHK-ut kanë marrë pjesë në përmbylljen e fazës së parë të projektit gjermano-kosovar, “Aftësim për tregun e punës” i mbështetur nga Qeveria e Gjermanisë në Kosovë.
 
Në përmbyllje të këtij projekti gjerman në Kosovë i cili u mbajt në shkollën Fillore të Mesme të Ulët, “Xhemail Mustafa në Prishtinë, mori pjesë Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe Koordinatori për Organizim të Brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri.
 
Kjo ceremoni u mbajt me rastin e përmbylljes së fazës së parë të projektit gjermano-kosovar “Aftësim për tregun e punës”, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
 
Fjalën hyrëse në këtë ceremoni e bëri drejtoresha e shkollës “Xhemail Mustafa”, Shpresa Shala derisa fjalë rasti pati edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
 
Në këtë ceremoni, u bë edhe prezantimi i nxënësve të shkollës “Nazim Gafurri” nga Prishtina dhe ai i shkollës “Selman Riza” nga Gjakova.
 
Në përmbyllje të kësaj ceremonie u bë edhe certifikimi i pjesëmarrësve në trajnimet: Edukimi në Karrierë, Këshillimi në Karrierë dhe Kompetenca Digjitale.ROhde 133x100

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook