Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), vizitoi shkollën Fillore të Mesme të Ulët ''Iliria'' në Prishtinë

Në kuadër të vizitave nëpër shkolla, përfaqësuesit e SBASHK-ut qëndruan në shkollën "Iliria" në Prishtinë
 
Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës SBASHK, vizitoi shkollën Fillore të Mesme të Ulët ''Iliria'' në Prishtinë, ku u prit nga drejtoresha e shkollës, znj. Drita Nishevci.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, e përgëzoi drejtoreshën për punën e bërë si në cilësinë e arsimit ashtu edhe në përmirësimin e infrastrukturës shkollore.
Në takim u diskutua funksionalizimi i Sindikatës së shkollës ku pritet të zgjidhet edhe kryetari i saj, pasi ish kryetari i sindikatës në këtë shkollë Adem Latifi ka ndërruar jetë muaj më parë .
Drejtoresha premtoi mbështetje në organizimin dhe fuqizimin sindikal të shkollës për të cilën tha se do të kontribuojë edhe në përmirësimin e kushteve të mësimdhënësve por edhe nxënësve dhe ambientin e shkollës.
Përfaqësuesit e Sindikatës u njoftuan edhe me riparimet infrastrukturore të realizuara në shkollë në vitin e fundit nga drejtoresha Drita Nishevci, hapësirat objektive si dhe ato përcjellëse të shkollës.
 
I2
I

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook