Detyra konkrete për angazhime në shërbim të anëtarësisë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka mbajtur takimin e radhës me Kryetarët e Niveleve Komunale të Sindikatës, ku i ka diskutuar zhvillimet rreth vizitës së mësimdhënësve në bregdetin shqiptar.
Në takim, fjalën përshëndetëse e bëri kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj. Ai i uroi pushime të këndshme të gjithë mësimdhënësve që këtë vit do ta frekuentojnë bregdetin shqiptar me organizim nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Kurse, nënkryetarja e Sindikatës, Vjollca Shala, tha se listat e mësimdhënësve të cilët do të shkojnë në pushim me organizimin e SBASHK-ut, janë në procedurë të verifikimit.
Ndërsa, Koordinatori për Organizim të Brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri tha se numri i pjesëmarrëve është rritur në mbi 400 mësmëdhënës që do të pushojnë sivjet në bregdetin shqiptar.
Ymeri kërkoi respektimin e vendimeve të nxjerra nga sindiakta në mënyrë që të mos ndodhin probleme në akomodimin e mësimdhënësve në bregdetin shqiptar, ku mësidmhënësit do të qëndrojnë për 5 netë.
SBASHK-u në këtë takim ka diskutuar edhe për veprimet e ardhshme sindikale, me të cilat do të kërkoi rritjen e koeficientëve për të gjitha kategoritë e mësimëdhënësve në Kosovë.
Në takim u diskutuan disa veprime të mundshme sindikale, të cilat do të diskutohen me anëtarët e komunave dhe të merret vendimi për veprimet e mundshme sindikale, para përfundimit të vitit shkollor 2023/24.
Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka njoftuar edhe për takimin e grave të SBASHK-ut në Shqipëri në kuadër të „Fuqizimit të grave në Sindikatë“ vikendin që shkoi, ku tha se janë mbajtur takime edhe me dy sindikata nga Shqipëria, me të cilat u shkëmbyen përvojat e sindikatave respektive. Ajo njoftoi edhe për trajnimet që SBASHK është duke i mbajtur aktualisht.