Përkushtim i mësimdhënësve për arritjen e njohurive të reja
Prishtinë, 3 qershor
Me angazhim të përkushtuar të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e të stafit qendror dhe në koordinim me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të disa komunave të Kosovës ishin bërë gjithë përgatitjet për organizimin e trajnimeve në disa komuna bazuar në vullnetin e anëtareve e anëtarëve të SBASHK-ut. Kësaj radhe është dalluar komuna e Ferizajit ngase atje të shtunën e 1 qershorit aktiviteti i trajnimeve është zhvilluar me 4 grupe të mësimdhënësve . Dy grupet e para kanë nisur me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerët Kadri Hyseni e Nexhmedin Gruda dhe me dy grupet tjera në trajnimin “Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore” m e trajneren Hanife Shora dhe trajnerin Osman Rrustemi. Këto aktivitete janë zhvilluar në shkollat “Tefik Çanga” dhe “Pjetër Bogdani”. Pjesëmarrësit e këtyre aktiviteteve i ka vizituar kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar për komunën e Ferizajt Fejzullah Vranovci, i cili ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar trajnerët për angazhimin dhe përkushtimin. Ai po ashtu ka shprehur respekt meritor për stafin qendor të SBASHK-ut, i cili po bën gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë edhe në këtë komunë.
Po të shtunë e 1 qershorit në institucionin arsimor “Vatra e diturisë” të fshatit Livoç të Gjilanit ka filluar trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerin Musli Neziri. Në këtë trajnim marrin pjesë mësimdhënës nga komuna e Novobërdës.
Në këtë vikend koleget e kolegët nga Malisheva kanë vazhduar në ambientet e shkollës “Hamdi Berisha” me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerin Albert Samdaraxha. Ata i ka vizituar kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë, Skënder Gashi, i cili i ka përgëzuar ata për përkushtimin në përfitimin e njohurive të reja dhe ka falënderuar stafin qendror dhe trajnerin për angazhimet që ky aktivitet të ketë rrjedhë të mbarë.
Trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" ka vazhduar edhe në shkollën “Hasan Prishtina” të Mitrovicës me trajnerin Fevzi Selmani. Ata i ka vizituar kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë, Isa Ismajli, i cila ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit duke i përgëzuar për angazhimin e duke shprehur respekt meritor për stafin qendror të SBASHK-ut.