Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë vazhdojnë

Trajnime në Malishevë, Drenas e Mitrovicë
Prishtinë, 20 Maj 2024
Duke u bazuar në kërkesat e kolegeve e kolegëve tanë nga Malisheve koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin e në bashkëpunim me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Malishevës, Skënder Gashi kanë bërë gjithë përgatitjet dhe në vikendin e kaluar ka filluar trajnimi “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”. Ky aktivitet i rëndësishëm, që ndihmon mësimdhënsit përdorimin e mjeteve bashkëkohore të punës në procesin mësimor dhe në ngritjen e cilësisë në arsim ka filluar në ambientet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” , udhëhequr nga trajneri Albert Samadraxha. Pjesëmarrësit e këtij trajnimi i ka vizituar kryetari i sindikatës sonë për këtë komunë, Skënder Gashi, i cili ka përshëndetur pjesëmarrësit duke iu dëshiruar arritje të njohurive të reja. Ai ka falënderuar drejtorin dhe stafin e shkollës, që kanë krijuar kushte dhe mundësi që ky aktivitet të këtë rrjedhë të mbarë dhe trajnerin për angazhimin e tij të përkushtuar në realizimin e gjithë objektivave të këtij aktiviteti. malKryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën Skënder Gashi në komunikim me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka shprehur respekt të lartë për angazhimet e stafit qendror për të ndihmuar anëtarësinë në ngritjen e vazhdueshme profesionale.
Teksa ky aktivitet i SBASHK-ut ka filluar në Malishevë , në Drenas e Mitrovicë me sukses kanë përfunduar trajnimet “Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore”. Në Drenas ky trajnim është mbajtur në ambientet e gjimnazit “ Gjergj Kastrioti- Skënderbe”, udhëhequr nga trajnerja Pranvera Haziri, ndërsa në Mitrovicë trajnimi është mbajtur në ambientet e shkollës “ Musa Hoti” , udhëhequr nga trajnerja Arberina Hajzeri.
 
mal1
 
 
 
 
 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook