Pjesëmarrësit të përkushtuar për njohuri të reja.
Në ambientet e shkollës "Isa Boletini" në Rahovec ka filluar të shtunën e 20 prillit trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" udhëhequr nga trajneri Albert Samadraxha. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti i vizituan kryetari i SBASHK -ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Ata fillimisht janë takuar me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Veli Morina, me drejtorin e këtij institucionit arsimor Sakip Kryeziu, me veprimtarin sindikal Hajredin Kadiri dhe kryetaren e shoqatës sindikale të shkollës mikpritëse znj.Xhylsime Shala dhe kanë bashkëbiseduar për çështjet aktuale në arsim.
Pas kësaj ata bashkërisht kanë shkuar në ambientet e shkollës "Isa Boletini" dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e këtij aktiviteti. Drejtori Kryeziu ka përgëzuar SBASHK-un për gjithë angazhimet dhe pjesëmarrësve u ka dëshiruar arritje të njohurive të reja.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar drejtorin për mbështetjen për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti dhe ka shprehur respekt meritor për angazhimet dhe përkushtimim në shërbim të anëtarësisë të kryetarit Morina dhe veprimtarit sindikal Kadiri, dhe kryetares Shala.
Pjesëmarrësit kanë bërë pyetje, që kishin të bënin me aktualitetin në arsim dhe për çështje sindikale.
Duke respektuar kërkesat e mësimdhënësve të Drenasit koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin e SBASHK ut e në koordinim me kryetarin e Kuvendit Sindikal të Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Ilaz Dervishaj kanë bërë gjithë përgatitjet për të filluar me trajnimin "Roli i mësimdhënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës".
Ky aktivitet ka nisur të shtunën e 20 prillit për të vazhduar edhe të dielën dhe në vikendin e radhës dhe udhëhiqet nga trajnerja Nora Ajeti. Ky aktivitet i SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë mbahet në ambientet e Gjimnazit "Gjergj Kastrioti -Skënderbeu". Pjesëmarrësit e këtij takimi i ka vizituar kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Drenasin, Ilaz Dervishi.