Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vizitë në Qendrën Burimore “Përparimi “ në Prishtinë

Përkushtim shembullor i drejtoreshës dhe i të punësuarve  këtu

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman  Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala , koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri  dhe kryetarin e Kuvendit të Sindikates së Arsimit Parauniversitar  për Prishtinën, Ahmet Pllana kanë vizituar  Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë  për të bashkëbiseduar  për çështje arsimore dhe për angazhimet dhe aktivitetet sindikale.

Rregulli, pastërtia, ambientet e përgatitura për aktivitete mësimore jepnin pamje të një institucioni, në të cilin  ka përkushtim shembullor të të drejtoreshës dhe gjithë të punësuarve këtu.

Duke ju dëshiruar mirëseardhje  mysafirëve drejtoresha   Igballe Asllani- Potera  ka shpjeguar për angazhimet që bëhen në këtë institucion të veçantë arsimor duke  u shprehur krenare për gjithë të punuarit këtu që bëjnë edhe  të  pamundurën që procesi mësimor të  ketë rrjedhë të mbarë. Pas kësaj mysafirët bashkë me drejtoreshën kanë vizituar edhe ambientet e këtij institucioni arsimor , që  dëshmonin për punën, kujdesin dhe përkushtimin  e të punësuarve këtu.

Pas kësaj përfaqësuesit  e SBASHK-ut  bashkë me kryetaren e shoqatës sindikale të këtij institucioni arsimor kanë mbajtur një takim me të punësuarit  në këtë Qendër burimore  dhe kanë bashkëbiseduar për aktualitetin në arsim, për sfidat me të cilat përballën  mësimdhënëset dhe të punësuarit tjerë  në këtë institucion arsimor. Kryetari Jasharaj ka  përgëzuar drejtoreshën  dhe gjithë të punësuarit për angazhimet dhe përkushtimin  në misionin e shenjtë  që kanë , kurse  nënkryetarja  Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri  u janë përgjigjur   pyetjeve të pjesëmarrëseve  në këtë takim  duke  marrë edhe ide e kërkesa konkrete që kanë të bëjnë me të drejtat e punës dhe lidhur me çështje që ndërlidhën me natyrën e punës arsimore e edukative në këtë institucion të veçantë arsimor.Qendra burimore1Qendra burimore

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook