Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK me aktivitete të shumta për ditën e mësuesit dhe shkollës shqipe

Në fillimet e aktiviteteve të SBASHK-ut për të shënuar me krenari ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe një delegacion i sindikatës sonë ka vizituar Prekazin e historisë dhe duke bërë homazhe e duke vënë lule mbi varrin e Komandantit legjendar Adem Jashari kanë përsëritur betimin në emër të gjithë anëtarësisë se do të vazhdojnë me përkushtim misionin e shenjtë për edukimin e brezave dhe do ta ruajnë në zemrat e tyre e të nxënësve kujtimin për luftën e lavdishme të UÇK­-së për lirinë e atdheut. Po më 6 mars në disa komuna kanë filluar edhe aktivitetet solemne të organizuara nga SBASHK për të shënuar 7 Marsin dhe për të shprehur respektin meritor për pishtarët e dijes që janë pensionuar nga prilli i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti dhe për gjithë pishtarët e dijes që u angazhuan në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave nëpër vite e dekada.7 marsi 2024 4

Në këto ceremoni festive kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë shprehur respekt për koleget e kolegët e pensionuar duke vlerësuar lart kontributin e tyre me vite e dekada në sistemin arsimor të Kosovës. Ata kanë ndarë në emër të SBASHK-ut edhe mirënjohje , që shprehin këtë respekt të lartë për pishtarët e dijes. Ndjejmë obligim të përmendim se në mëngjesin e 7 marsit kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj ka telefonuar kryetarin e SBASHK-ut duke ia uruar atij dhe gjithë punëtorëve të arsimit 7 Marsin e duke shprehur respekt të lartë për pishtarët e dijes që kanë kryer me përkushtim misionin e tyre të shenjtë në edukimin dhe arsimin e brezave nëpër vite e dekada.

Ky shkrim bëhet shumë më i plotë me fotot që ilustrojnë këtë aktivitete e që na kanë arritur nga shumë komuna të Kosovës.

7 marsi 2024 2

7 marsi 20241

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook