Përfaqësuesit e SBASHK-ut vizituan Odën e Mjekëve të Kosovës
Prishtinë, 31.01.2024
Përfaqësuesit e SBASHK-ut vazhdojnë me konsultimet me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Konferencës "Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës". Në kuadër të këtij angazhimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë vizituar Odën e Mjekëve të Kosovës. Ata janë takuar me kryetarin e kësaj Ode dr. Pleurat Sejdiu.
Ky ishte takim i shkëmbimeve të mendimeve si dhe u diskutua për kontributin e mundshëm të OMK-së, në konferencën "Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës", që SBASHK në bashkëpunim me Qendrën Amerikane të Solidaritetit do të mbaj më 20 e 21 shkurt.