Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Dy aktivitete të veçanta të SBASHK-ut në këtë javë

Vizitë në Odën Ekonomike dhe në Odën e Infermierëve të Kosovës

Prishtinë, 19.01.2024
Duke dëshmuar se SBASHK-u u gëzohet angazhimeve dhe arritjeve të të tjerëve e duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me ta , kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me anëtarë të stafit qendror gjatë kësaj jave kanë vizituar Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën e Infermierëve të Kosovës.
62a73990 b36f 4c13 95a4 60c888f31b4dNë selinë e Odës Ekonomike të Kosovës kryetari Jasharaj dhe zyrtari ligjor Blendor Shatri janë pritur nga kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna dhe anëtarë të stafit të Odës. Ata biseduan rreth bashkëpunimit në projekte të përbashkëta si dhe zbatimin e mësimit dual në Republikën e Kosovës, pasi që OEK zyrtarisht ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për zbatimin e mësimit dual në Kosovë. Të dy palët kanë vlerësuar se ky është një element me shumë rëndësi për vendin tonë në ndërlidhjen e aftësimit profesional me tregun e punës. Po gjatë kësaj jave, krahas aktiviteteve të tjera e në kudër të përgatitjes për Konferencën "Kujdesi për shëndetin mendor në shkolla", që SBASHK do ta organizojë më 20 e 21 shkurt bashkë me Qendrën Amerikane të Solidaritetit, kryetari Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtaren Afërdita Mirena kanë vizituar selinë e Odës së Infermierëve të Kosovës. Kryetarja Nexhmije Gori bashkë me anëtarë të stafit të kësaj Ode janë shprehur të nderuar me këtë vizitë dhe kanë njoftuar mysafirët për angazhimet e përditshme që bëhen në shërbim të anëtarësisë. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar mikpritësen për arritjet e shumta të Odës e pastaj ka treguar edhe për disa nga aktivitetet e SBASHK-ut duke u ndalur të përgatitjet për Konferencën "Kujdesi për shëndetin mendor në shkolla". Nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë treguar për detajet dhe për agjendën fillestare të Konferencës duke kërkuar mbështetjen e OIK-së. Kryetarja e kësaj Ode Nexhmije Gori ka përgëzuar SBASHK-un dhe Qendrën Amerikane të Solidaritetit për këtë angazhim duke shprehur se tema kyçe në këtë aktivitet është shumë e qëlluar. Kryetarja Gori ka shprehur gatishmërinë që Oda të ndihmojë në rrjedhën e mbarë të Konferencës së 20 e 21 shkurtit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook