Aktivitet i veçantë për shtimin e njohurive të reja
Prishtinë, 20.11.2023Në ambientet e shkollës "Isa Boletini" të Rahovecit të shtunën e 18 nëntorit ka nisur trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore", udhëhequr nga trajneri Ahiret Mehmeti. Është ky trajnim që shpalos shumë nga aktivitetet kreative që përdorën në mësimdhënie dhe shpjegon mënyrën më të lehtë të zbatimit të tyre në shkollat fillore. Trajneri Mehmeti në hapje të këtij aktiviteti ka përshëndetur pjesëmarrësit duke u shprehur se bashkërisht me ta do ta realizojnë në tërësi programin nga ky trajnim. Ky aktivitet është organizuar edhe të dielën e 19 nëntorit dhe pjesëmarrësit dhe trajneri janë pajtuar që trajnimi të vazhdojë më 2 dhe 3 dhjetor.
Të shtunën pjesëmarrësit i ka vizituar kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Rahovecin , Veli Morina, i cili duke falënderuar trajnerin për përkushtimin dhe pjesëmarrësit për gatishmërinë që edhe në ditë vikendi të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve ka theksuar se SBASHK–u, në kuadër të angazhimeve në shërbim të anëtarësisë po mundëson që të organizohen trajnime, njëri nga të cilët është edhe "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore".