Urime të pëcjella me shqetësime të arsyeshme
Prishtinë, 01.09.2023
Për të uruar fillimin e vitit të ri shkollor në selinë e SBASHK-ut ka qëndruar kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli, i cili ka shprehur përgëzimet për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të arsimit dhetë anëtarësisë. Ai ka uruar SBASHK-un për fillimin e këtij viti shkollor. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka informuar z.Hykollin për sfidat me të cilat punëtorët arsimor po përballën që në fillim të këtij viti shkollor.Në ditën e parë të vitit të ri shkollor SBASHK-un e kanë vizituar edhe udhëheqësit e Sindikatës së Re të KEK-ut Nexhat Llumnica e Selatin Sadiku, të cilët kanë përcjell urimin e gjithë anëtarësisë për fillimin e këtij viti shkollor duke përgëzuar stafin qendror dhe gjithë anëtarësinë e SBASHK-ut për unitetin dhe përkushtimin në misionin e shenjtë për edukimin dhe arsimimin e brezave.
Në ditën e parë të këtij viti shkollor koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka vizituar Prizrenin dhe fillimisht është takuar me kryetarin e nivelit komunal sindikal për këtë komunë Reshit Kushaj e pastaj janë gjendur në ambientet e shkollës "Mustafa Bakia" dhe në bashkëbisedë me drejtoreshën e këtij institucioni arsimor Behare Kryeziu janë informuar për përgatitjet e bëra për një vit sa më të mbarë shkollor.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri nga bashkëbiseda me mësimdhënës ka parë se shqetësim i përbashkët i mësimdhënësve shqiptarë, por edhe kolegëve nga komuniteti boshnjak dhe turk është çështja e teksteve shkollore, problem ky i krijuar pa nevojë nga MASHTI dhe zonja Nagavci.