Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitete të SBASHK-ut në tri komuna

Kuvend pune në Suharekë, trajnime në Podujevë e Drenas
Prishtinë, 03.02.2023
viber image 2023 02 03 14 21 26 031Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar komunën e Suharekës për të marrë pjesë në Kuvendin e punës së Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Para se të takoheshin me veprimtarët sindikalë përfaqësuesit e SBASHK-ut të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Suharekës Nazim Gashi dhe anëtarja e kryesisë Lumnije Suka kanë vizituar Kuvendin Komunal dhe janë takuar me kryetarin Bali Muharremi dhe me drejtorin e arsimit Remzi Bajselmani.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar kryetarin Muharremi dhe drejtorin Bajselmani për mikpritjen dhe i ka falënderuar ata për bashkëpunimin korrekt me kryetarin e sindikatës sonë në përpjekje për të realizuar kërkesat legjitime të anëtarësisë. Pas kësaj nënkryetarja Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri kanë treguar për sfidat dhe për angazhimet e SBASHK-ut në situatën aktuale.
Kryetari i Suharekës ka shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut dhe bashkë me drejtorin e arsimit kanë lavdëruar angazhimet e kryetarit të sindikatës sonë Nazim Gashi në shërbim të anëtarësisë dhe është shprehur i bindur se edhe në të ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim korrekt.viber image 2023 02 03 13 52 45 367
Pas kësaj në ambientet e gjimnazit "Jeta e re" është zhvilluar Kuvendi i punës i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Suharekës. Në hapje të këtij takimi kryetari Nazim Gashi pa përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut. Ai pastaj ka shpalosur disa nga aktivitetet e zhvilluara sindikale në këtë komunë.
viber image 2023 02 03 14 17 18 755Kryetari Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar koleget e kolegët për unitetin e treguar në momentet tepër të vështira, por edhe në vazhdimësi për t'i falënderuar edhe për përkrahjen që ata i kanë dhënë gjatë gjithë angazhimeve në përpjekje për të realizuar kërkesat legjitime. Në vazhdim të takimit pjesëmarrësit në bashkëbisedë me përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë pyetur për çështje aktuale duke marrë përgjigje konkrete nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Takimi ka kaluar në një atmosferë respekti e mirëkuptimi dhe pjesëmarrësit janë shprehur se do të vazhdojnë rrugëtimin duke ruajtur unitetin dhe duke mbështetur gjithë angazhimet e kryetarit dhe stafit qendror në shërbim të realizimit të detyrave konkrete.


Aktivitete sindikale në Podujevë e Drenas
viber image 2023 02 03 15 50 56 283SBASHK-u po vazhdon edhe me një aktivitet sindikal në shërbim të anëtarësisë. Duke respektuar kërkesat e kolegeve e kolegëve tanë në Podujevë e në koordinim me kryetarin Fadil Halimi stafi qendror ka bërë gjithë përgatitjet dhe në premten e 3 shkurtit kanë nisur trajnimet për dy grupe në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerët Xhelal Krasniqi dhe Nexhmedin Gruda dhe trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie" udhëhequr nga trajnerja Pranvera Haziri. Këto aktivitete po zhvillohen në ambientet e shkollave "Shaban Shala" dhe "Naim Frashëri".
Këtë aktivitet e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Fadil Halimi, i cili u ka dëshiruar suksese e arritje të reja pjesëmarrësve dhe ka falënderuar stafin qendror të SBASHK-ut për përkushtimin e angazhimet për realizim të suksesshëm të këtij aktiviteti që u ndihmon mësimdhënësve për aplikimin e programeve kompjuterike në procesin arsimor.
Një grup mësimdhënësish do të fillojnë të shtunën e 4 shkurtit me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", që do të mbahet në shkollën "Halil Bajraktari" me trajneren Valmire Mehmeti- Kastrati.viber image 2023 02 03 15 51 33 687

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook