Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitet i SBASHK-ut në Drenas

Trajnimi për aplikimin e programeve kompjuterike në mësimdhënie

Prishtinë,29.01.2023
326720864 3485446908341486 8219802145913167574 nSBASHK duke respektuar vullnetin e anëtarësisë nga disa shkolla të Drenasit e në koordinim me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Ilaz Dervishi, ka filluar të shtunën e 28 janarit me trajnimin për aplikimin e programeve kompjuterike në mësimdhënie, udhëhequr nga trajneri Fejzullah Berisha.
Ky aktivitet po vazhdon të organizohet edhe të dielën e 29 janarit në ambientet e Gjimnazit "Skënderbeu". Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti sot i ka vizituar koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke i përgëzuar për vullnetin e tyre që edhe në ditë vikendi janë të përkushtuar për arritje të njohurive të reja në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.326517919 1304698046770509 2613670144478362701 n
Kryetari Dervishi ka shprehur respekt për stafin qendror të SBASHK-ut që vazhdon angazhimet për të realizuar kërkesat e anëtarësisë e për të ndihmuar ata edhe përmes trajnimeve që më lehtë të realizojnë misionin e shenjtë për arsimimin e edukimin e brezave.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook