Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdon agjenda e vizitave të SBASHK-ut nëpër komuna

Kuvend pune në Skenderaj

Prishtinë, 19.01.2023
viber image 2023 01 19 11 56 24 003Duke vazhduar realizimin e agjendës së vizitave nëpër komunat e Kosovës , kryetari SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë vizituar komunën e Skenderajt dhe fillimisht të shoqëruar nga kryetari i sindikatës sonë për këtë komunë Ramiz Polaci janë takuar me kryetarin e Skenderajt Fadil Nura dhe drejtorin e DKA-së Kastriot Duraku. Kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar kryetarin z.Nura dhe drejtorin z.Duraku për bashkëpunimin me kryetarin Polaci dhe për angazhimet e përbashkëta në realizimin e kërkesave të punëtorëve arsimorë nga kjo komunë.
Kryetari i Skenderajt ka falënderuar për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen të vazhdohet me bashkëpunimin me qëllim që të gjitha çështjet të realizohen me përpjekje të përbashkëta.
Para se të fillonte kuvendi i punës përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me drejtorin e Gjimnazit "Hamzë Jashari" me z.Hajdar Beka, i cili pasi ka falënderuar mysafirët për vizitën ka folur për angazhimet që vazhdojnë të bëhen në këtë institucion arsimorë në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Pas kësaj në ambientet ë këtij gjimnazi ka filluar punimet kuvendi i punës i sindikatës së arsimit parauniversitar të Skenderajt. Kryetari Polaci ka falënderuar pjesëmarrësit të cilët edhe përkundër motit të ligë e faktit që një pjesë e qytezës po përmbytej kishin ardhur në këtë takim.viber image 2023 01 19 13 22 02 322
Polaci ka shprehur respekt në emër të gjithë të punësuarve në arsim në këtë komunë për mysafirët dhe angazhimet e shumta të SBASHK-ut.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar pjesëmarrësit dhe gjithë koleget e kolegët të Skenderajt për unitetin dhe qëndrimin dinjtitoz në grevë dhe pas saj. Pjesëmarrësit kanë bërë pyetje të shumta të cilave në mënyrë konkrete e duke ofruar fakte të mjaftueshme u është përgjigjur zyrtari ligjor i SBASHK-ut Blendor Shatri. Pjesëmarrësve të këtij takimi do tu mbetet në kujtesë sepse teksa po përgatiteshim për tu kthyer nga ky takim, oborri i Gjimnazit po i ngjate një liqeni, ku një sasi e madhe e ujit filloi të depërtonte edhe në ambientet e brendshme.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook