Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitete të SBASHK-ut në Skenderaj e Suharekë

Rinisin trajnimet në bazë të kërkesave të anëtarësisë

Prishtinë, 07.11.2022
skenddddDuke u bazuar në kërkesat e kolegeve dhe kolegëve tanë nga komuna e Skenderajt të shtunën e 5 nëntorit në shkollën "Shaban Jashari" ka filluar trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", i udhëhequr nga trajneri prof. dr. Hysen Sogojeva. Ky trajnim ka vazhduar edhe të dielën e 6 nëntorit. Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për komunën e Skenderajt, Ramiz Polaci ka falënderuar stafin e SBASHK-ut për angazhimet e shumta dhe ka vlerësuar se trajnimi që po organizohet këtu ka rëndësi të veçantë ngase u ofron dije të reja punëtorëve arsimor lidhur me udhëheqjen dhe planifikimin strategjik në institucionet e arsimit.
Trajneri Sogojeva ka përgëzuar SBASHK-un për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe është shprehur i sigurt se ky aktivitet do të jetë i suksesshëm dhe se pjesëmarrësit nuk do të jenë shikues po pjesëmarrës aktiv gjatë gjithë katër ditëve të këtij trajnimi. Pjesëmarrësit kanë falënderuar SBASHK-un për gjithë angazhimet dhe kanë shprehur respekt edhe për trajnerin, të sigurt se ai do të bart gjithë njohuritë e duhura nga ky trajnim, e të cilat njohuri do të jenë një bazë e mirë për angazhimet e pjesëmarrësve në detyra konkrete të udhëheqjes në institucionet arsimore.
Po të shtunën e 5 tetorit në shkollën "Sadi Duhla" të komunës së Suharekës është mbajtur aktiviteti i vlerësimit të njohurive të arritura nga pjesëmarrësit në trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë qenë edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për komunën e Suharekës Nazim Gashi dhe trajnerja Bahrie Elshani.suharrrr
Për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti është përkujdesur koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri i ndihmuar nga anëtaret e stafit qendror Albina Arifi, Nezafete Jakupi e Afërdita Ahmeti.
Trajnimi i mbajtur në Skenderaj më 5 dhe 6 nëntor do të vazhdojë edhe për dy ditë tjera sipas marrëveshjes së pjesëmarrësve me trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva.

 

Butoni posht