Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Në shoqëri me këngën, humorin dhe valët e detit shqiptar

Pushuesit shprehen mirënjohës për angazhimet e SBASHK-ut

Prishtinë, 24.06.2022
111nLodhja nga udhëtimi ishte harruar me të ardhur në ambientet e Kompleksit Hotelier "Bonita". Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë anëtarë të stafit dhe me udhëheqësit e autobusëve Gëzim Vitaku, Arben Halili, Avdullah Krasniqi e Gyltene Raka kanë bërë gjithë angazhimet që udhëtimi të shkojë mbarë dhe që vendosja në dhoma të bëhet sa më mirë e sa më shpejt. Pas kësaj pushuesit kanë drekuar bashkë si duke u ngutur sepse donin sa më shpejt të takoheshin me valët e detit shqiptar. Ata kanë filluar të bënin fotot e para dhe të kthenin kujtesën edhe në vitet e studimeve dhe në vitet e dekadat e punës në arsimimin e brezave.
Pushuesit po shoqërohen me këngën, humorin dhe me valët e detit shqiptar dhe në këtë atmosferë ditët ikin shpejt.
Pushuesit falënderojnë SBASHK-un për këtë aktivitet dhe ka nga pushuesit që nuk e fshehin të vërtetën se për ta është kjo hera e parë që janë për pushime në bregdet. Shumë nga ta takohen me kryetarin e SBASHK-ut për të bërë ndonjë foto dhe për të bashkëbiseduar për çështje sindikale.
Gjithë pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet dhe mikpritjen në "Bonita" dhe me kushtet e pushimit dhe me ushqimin e përgatitur mirë këtu. Shumë nga ta po shënojnë përshtypjet e tyre, që do të ruhen me kujdes në SBASHK për të kujtuar qershorin e vitit 2022 në bregdetin shqiptar.
Fotot që po publikojmë tregojnë për atmosferën mes pushuesve të dërguar nga SBASHK në bregdetin shqiptar. 222d

Butoni posht