Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK u takua me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

Prishtinë, 24.11.2021

259659590 941959100011366 2966374872267921533 nSBASHK në përpjekje që çështja aktuale e Ligjit të pagave të zgjidhet me dialog u ka dërguar letra për takime edhe shefave të Grupeve Parlamentare. Pas pjesëmarrjes në një tryezë me sindikatat organizuar nga shefi i grupit parlamentar të AAK-së, z. Besnik Tahiri, sot kërkesës së SBASHK i është përgjigjur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari Lila. Takimi është zhvilluar në ambientet e Parlamentit të Kosovës dhe SBASHK-u është përfaqësuar nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë informuar znj. Kusari Lila dhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim z.Ardian Gola lidhur me situatën në arsim duke u ndalur te kritika për mungesën e gatishmërisë së institucioneve për dialog lidhur me Ligjin e pagave e duke kërkuar nga ta që të kontribuojnë që të niset me dialogun dhe që Qeveria bashkë me sindikatat të gjejnë zgjidhje lidhur me Ligjin e pagave. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari Lila që të angazhohet bashkë me gjithë deputetët e këtij subjekti politik që në Ligjin për buxhet të planifikohen mjete që mundësojnë implementimin e ligjit të pagave.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Kusari Lila është deklaruar se do të bëj gjithë angazhimet me qëllim që të ketë dialog dhe informim të ndërsjellë me SBASHK-un lidhur me angazhimet për Ligjin e pagave , por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me kërkesat e anëtarësisë. Edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim z. Gola është shprehur se ka gatishmëri të takohet me përfaqësues të SBASHK-ut me qëllim që të bashkëbisedojnë e angazhohen bashkërisht në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë.
SBASHK-u pret që të ketë takime edhe me shefat e Grupeve tjera Parlamentare.

Butoni posht