Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Podujevë

Vazhdon besimi dhe mbështetja për Fadil Halimin

Prishtinë,25.10.2021
248390097 2076140612534464 9031105132878436047 nNë ambientet e shkollës "Ibrahim Rugova" të Podujevës u mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Në hapje të punimeve të këtij Kuvendi kryetari Fadil Halimi ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe nënkryetaren Vjollca Shala duke i falënderuar që janë pjesë e këtij aktiviteti me rëndësi. Pas kësaj kryetari i SBASH-ut Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit duke shprehur respektin për ta dhe punëtorët arsimor në Podujevë e gjithë Kosovën , që edhe pse në kushte të vështirësuara, kanë vazhduar me përkushtim misionin e tyre të shenjtë në edukimin e brezave. Jasharaj ka përgëzuar kryetarin Halimi, kryesinë dhe gjithë veprimtarët sindikal në këtë komunë për angazhimin, përkushtimin dhe unitetin e krijuar. Pas kësaj nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala ka kujtuar çështje statutare që ndërlidhën me propozimet e kandidatëve për kryetar, nënkryetar, komision statutar, delegatë të Kongresit dhe përfaqësues në Këshillin Drejtues duke i vënë theks të veçantë në respektimin e barazisë gjinore dhe të kriereve të tjera të përcaktuara qartë në Statutin e SBASHK-ut.247868520 4863988246966643 6562203728247740026 n
Në pjesën e parë të punimeve kryetari i këtij Kuvendi Fadil Halimi ka prezantuar fillimisht raportin e punës për katër vite e pastaj edhe atë financiar. Pas një debati përmbajtjesor pjesëmarrësit kanë aprovuar të dy këto raportet duke përmendur se falë arritjeve të shumta numri i anëtarëve të SBASHK-ut në këktë komunë, si kudo në Kosovë, ka shënuar rritje të vazhdueshme.
Pas kësaj Kuvendi ka vazhduar punimet me procesin zgjedhor. Përmes votës së fshehtë anëtarët e këtij Kuvendi kanë dëshmuar se vazhdojnë me besimin dhe mbështetjen për Fadil Halimin duke e zgjedhur edhe për një mandat. Po ashtu me votë të fshehtë nënkryetare është zgjedhur Lumnije Tahiri. Procesi i kandidimeve dhe votimit të fshehtë ka vazhdar dhe janë zgjedhur pesë anëtarë të kryesisë, Komisioni mbikëqyrës, delegatët nga kjo komunë për Kongresin e SBASHK-ut dhe përfaqësuesit në Këshillin Drejtues.
248738615 1337735336656204 8399838905632677947 nNë përfundim të procesit zgjedhor kryetari Halimi ka falënderuar Komisionin zgjedhor për punën dhe angazhimin korrekt dhe pastaj është shprehur i nderuar për besimin dhe mbështetjen e dhënë duke premtuar se do të vazhdojë bashkë me kryesinë angazhimet dhe në bashkëpunim e koordinim të aktiviteteve me nivelin qendror do të vazhdojnë të jenë zë i të punësuare në arsimin e kësaj komune.
Në pauza të këtij aktiviteti shumë nga pjesëmarrësit kanë bashkëbiseduar me kryetarin Jasharaj duke bërë edhe foto të rastit dhe duke shprehur respektin meritor për të e stafin qendror në gjithë këtë rrugëtim të suksesshëm të SBASHK-ut në realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë. Në një atmosferë festive pjesëmarrësit e këtij Kuvendi kanë dhënë propozimin që duke respektuar gjithë angazhimin e përkushtimin e kryetarit Jasharaj ai ta ketë besimin e plotë dhe mbështetjen që në Kongesin e radhës të votohet e të gjedhet edhe për një mandat në krye të SBASHK-ut.
Jasharaj është shprehur i nderuar me përkrahjen e mbështetjen që ka marrë nga sindikalistët kudo në komunat e Kosovës dhe tani edhe nga anëtarët e Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniveriatar të Podujevës duke premtuar se i ndihmuar nga stafi qendror dhe me mbështetjen e sindikalistëve të arsimit nga e tërë Kosova do të vazhdojë me angazhimet në rrugëtimin e suksesshëm të SBASHK-ut drejt realizimit të objektivave dhe kërkesave legjitime të anëtarësisë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook