Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvend zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Suharekë

Kryetar i ri Nazim Gashi, kryetar nderi Murat Bytyqi

Prishtinë,12.10.2021
245259832 1063331491145488 3556678518129906747 nNë ambientet e Shkollës së mesme profesionale "Avdyl Rama" ishin bërë gjithë përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të sindikatës së Arsimit Parauniveristar për komunën e Suharekës. Para fillimit të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri të shoqëruar nga kryetari i sindikatës për Suharekën Murat Bytyqi dhe kryetar nderi Sadik Shala janë pritur nga drejtori i këtij institucioni arsimor Destan Berisha. Drejtori Berisha ka shprehur respekt meritor për gjithë angazhimet, përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut e pastaj ka informuar mysafirët për rrjedhën e procesit mësimor në këtë institucion të dalluar arsimor. Ai ka vlerësuar lart angazhimin e gjithë personelit mësimor dhe të punësuarve tjerë këtu, të cilët me angazhime të vazhdueshme kanë bërë që të shënohen rezultate të mira në edukimin dhe arsimimin e brezave. Kryetari Jasharaj dhe mysafirët tjerë kanë përgëzuar drejtorin për angazhimin, përkushtimin dhe arritjet në realizimin e misionit të shenjtë në edukimin e arsimimin e brezave dhe për përkrahjen e vazhdueshme dhënë aktiviteteve të SBASHK-ut në këtë komunë.
Pas kësaj ka filluar Kuvendi zgjedhor me fjalën përshëndetëse të kryetarit Murat Bytyqi. Ai ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe në emër të tyre ka falënderuar kryetarin Jasharaj , koordinatorin për organizim të brendshëm Ymerin për praninë në këtë takim duke shprehur respekt meritor për gjithë angazhimet, përkushtimin dhe arritjet në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë. Ai pastaj me ndihmën e pjesëmarrësve ka zgjedhur kryesinë e punës dhe komisionet gjegjëse për të vazhduar pastaj me shpalosjen e raportit të punës dhe atij financiar. Raporti i punuar me kujdes ka kthyer kujtesën në shumë nga angazhimet , sfidat dhe arritjet sindikale në katër vitet e shkuara është aprovuar nga të pranishmit. Pjesëmarrësit kanë aprovuar edhe raportin financiar e pas kësj është kaluar në procesin zgjedhor.245424215 566782534654551 6141051244412252768 n
Për të pasur rrjedhë të mbarë ky proces dhe me qëllim që të respektohet në tërësi Statuti i SBASHK-ut koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarimet e duhura. Në një garë mes dy e më shumë kandidatëve e me votë të fshehtë kryetar i ri i këtij Kuvendi është zgjedhur Nazim Gashi, ndërsa nënkryetare Bahrije Elshani. Po ashtu janë zgjedhur edhe 7 anëtarë të kryesisë, Komisioni mbikëqyrës, delegatët për Kongres dhe përfaqësuesit e kësaj komune në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut.
Duke vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin në aktivitete sindikale Kuvendi ka shpallur kryetar nderi Murat Bytyqin. Ky Kuvend njëzëri ka vendosur që duke respektuar lart përkushtimin dhe angazhimin e kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ta propozoj atë për kryetar edhe në mandatin e radhës. Jasharaj është shprehur se ndjehet i nderuar me besimin dhe përkrahjen nga pjesëmarrësit e këtij takimi duke u shprehur se bazuar në mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, stafit qendror dhe kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve do të vazhdojmë rrugëtimin drejt arritjeve të reja.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook